LAJMI I FUNDIT:

Ndeshjet e mbrëmjes i zunë në befasi ‘Ekspertët’ e Telegrafit – pak persona e qëlluan ndeshjen Japoni – Spanjë

Ndeshjet e mbrëmjes i zunë në befasi ‘Ekspertët’ e Telegrafit – pak persona e qëlluan ndeshjen Japoni – Spanjë

Japonia ka mposhtur Spanjën me rezultat 2-1 në ndeshjen e tyre të tretë në fazën e grupeve në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Këtë ndeshje interesante që u mbyll me fitoren e japonezëve që ishte befasi, u parashikua saktë vetëm nga pak ‘Ekspertë’ të lojës “Eksperti” në Telegrafi.com.


Rezultatin 2-1 e parashikuan vetëm 31 persona, pasi shumica parashikuan fitore e spanjollëve.

Foto: Parashikimet e ndeshjes Japoni – Spanjë në lojën “Eksperti” në Telegrafi.com/Prsc

Sa i përket tri ndeshjeve të tjera, ajo që ishte më pak e parashikuara, ishte firoja e Gjermanisë ndaj Kosta Rikës, që u parashikua vetëm nga katër persona.

Dy ndeshjet e tjera ishin më lehtë të parashikuara, pasi Kanada 1-2 Marok, rezultati i saktë u gjet nga 554 persona.

Kroaci 0-0 Belgjikë, ishte barazimi i prishëm nga Ekspertët, pasi shumë e kishin parashikuar rezultatin (1-1 dhe 2-2), kurse pa gola ishin të saktë 109 persona.


Foto: Renditja momentale e pjesëmarrësve në lojën e Telegrafi.com, “Eksperti”/Prsc

Shpërblimet:

Çdo ditë kemi tre shpërblime ditore nga Birra Peja dhe Go+, fituesit shpallën në Facebook të Telegrafi Sport dhe në renditjen ditore te Eksperti.

Ndërsa, në fund të Katar 2022, do të mblidhen pikët e të gjitha parashikimeve dhe tre Ekspertët me më së shumti pikë do të përfitojnë njërën prej 3 shpërblimeve kryesore që dhurohen nga Birra Peja dhe GO+, siç janë:

iPhone 14 Pro

TV

Trotinet Elektrik

Nga vendi i katër deri në vendin e 20-të, do të marrin pako Birra Peja ose GO+.


Numërimi i pikëve:

Telegrafi vlerëson çdo parashikim të saktë tuajin me maksimum 6 (gjashtë) pikë. Parashikimi i saktë i rezultatit vlerësohet me 4 pikë, parashikimi i fituesit të ndeshjes vlerësohet me 2 pikë.

Ekspertët që kanë pikë të barabarta, fituesi do të zgjidhet nëpërmjet shortit.

Rregullat e lojës shpërblyese:

Një llogari reale për person

Për të tërhequr shpërblimin, ju duhet një dokument identifikues (ID).

Stafi i Telegrafi.com nuk do të marrë pjesë në lojën shpërblyese dhe transparenca do të jetë maksimale. Luaj dhe fito, kliko këtu. /Telegrafi/