LAJMI I FUNDIT:

Ndeshje interesante në xhiron e fundit të stinorit vjeshtor në hendboll

Ndeshje interesante në xhiron e fundit të stinorit vjeshtor në hendboll
(Foto: kosovahandball.info/KH Trepça)

Të mërkurën janë katër ndeshjet e xhiros së 14-të të Superligës së Kosovës në hendboll. Është kjo xhiroja e fundit e stinorit vjeshtor. Pas të mërkurës do të luhet vetëm edhe ndeshja e mbetur mes Besa Famgasit dhe Rahovecit.

Por, fillimisht fokusi është te ndeshjet e xhiros së 14-të. Janë disa ndeshje që priten me interes nga hendbolldashësit.

Vushtrria – Llapi luhet prej orës 17:30, me skuadrën vendase që synon ta vazhdojë ecurinë pozitive. Ndërkohë, të tri ndeshjet që fillojnë prej orës 19:00 pritet të jenë me rivalitet dhe interesante.

Prishtina është favorite në ndeshjen në udhëtim ndaj Deçanit, ndërsa derbi vlerësohet përballja mes Trepçës e Rahoveci. Mitrovicasit kishin fituar në Rahovec me një gol dallim dhe kërkojnë sërish fitoren. Por, “vreshtarët” udhëtojnë me plane tjera.

Dy skuadrat me traditë, Vëllaznimi e Kastrioti, takohen në Gjakovë. Edicion më të mirë deri më tani ka pasur Kastrioti i Ferizajt, por Vëllaznimi natyrisht synon pikët.

Në tabelë udhëheq Besa Famgas me 21 pikë. Nga 16 i kanë Prishtina e Trepça. Kastrioti i ka 13 pikë, dy më shumë se Rahoveci. Pasojnë Vushtrria e Vëllaznimi me nga dhjetë pikë, Deçani me pesë dhe Llapi që vazhdon të jetë në kërkim të pikëve.

Në trend Sport

Më shumë

"Unë thjeshtë dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Përfaqësueset
Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Ndërkombëtare
Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Përfaqësueset
Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Përfaqësueset
Kalo në kategori