LAJMI I FUNDIT:

Ndeshja Trepça ’89 – Prishtina, flasin kapitenët Muharrem Jashari dhe Lorik Boshnjaku

Ndeshja Trepça ’89 – Prishtina, flasin kapitenët Muharrem Jashari dhe Lorik Boshnjaku

Trepça ’89 dhe Prishtina do të ndeshen në takimin e 59-të zyrtar pas luftës.

Ndeshja zhvillohet të shtunën në “Riza Lushta” nga ora 13:00 dhe është ndeshja e vetme në orar për këtë ditë.

Dy rivalët vijnë me qëllime të ndryshme në këtë edicion, “minatorët” për t’i ikur rënies, ndërsa Prishtina tani më ka kapur hapin për titullin e kampionit.

Por para këtij takimi të dy skuadrat gëzojnë formë të lartë, pasi Prishtina ka 15 ndeshje pa humbje (9 fitore kampionale), kurse Trepça ’89 ka 6 ndeshje pa humbje, prej tyre 3 kampionale.

Në dy ndeshjet e këtij edicioni, skuadrat kanë nga një fitore, Trepça ’89 1-0 në “Riza Lushta” dhe Prishtina 4-2 në “Fadil Vokrri”.

Kapiteni i Trepçës ’89, Muharrem Jashari, ka thënë se skuadra duhet të vazhdojë me rezultate pozitive

“Kemi filluar mirë stinorin pranveror dhe jemi të kënaqur me rezultatet e arritura. Megjithatë, na mbetet ende punë e madhe për të bërë, pasi që kemi ndeshje të vështira”.

“Prishtina është në formë të shkëlqyer dhe do të jetë një ndeshje jashtëzakonisht e vështirë ndaj tyre, me ç’rast presim të zhvillojmë një përballje të fortë. Shpresoj të nxjerrim rezultat pozitiv nga kjo përballje”, ka thënë Jashari.

Në anën tjetër kapiteni i Prishtinës, Lorik Boshnjaku, ka nënvizuar se edhe pse skuadra e tij është kthyer në luftë për titull, ende nuk ka fituar asgjë.

“Nesër na pret ndeshje e fortë dhe normalisht duhet pasur kujdes maksimal, sepse njëjtë si ne edhe Trepça ’89 po kalon në formë të mirë”.

“Duhet të jemi të vëmendshëm dhe të përgatitur të vazhdojmë kështu si jemi, sepse tek e fundit ende s’kemi bërë asgjë vetëm sa e kemi zvogëluar diferencën e pikëve. Shpresojë shumë që do të vazhdojmë me fitore edhe nga ky takim”, ka thënë kapiteni, Lorik Boshnjaku. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Bundesliga
Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori