LAJMI I FUNDIT:

Ndërtimtaria shënon rritje në Maqedoni

Ndërtimtaria shënon rritje në Maqedoni

Sipas të dhënave të Bankës Popullore të RM-së, ekonomia vendase ka shënuar rritje për vitin 2015. Kjo rritje ka ndikuar në rritjen e bruto prodhimit të brendshëm me 3.7%, që është pothuajse e ngjashme me atë të vitit 2014, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Kontribut më të madh në këtë rritje ka dhënë sektori i ndërtimtarisë, pastaj tregtisë, transporti dhe hotelieria. Kapacitetet e reja janë orientuar kah eksporti dhe janë një karakteristikë me rëndësi për ekonominë e vendit.


Deficiti në llogarinë përfundimtare të bilansit të pagesave për vitin 2015 ishte në nivelin mesatar, duke mos dhënë shenja të ndonjë disbalansi në sektorin e jashtëm./Telegrafi/