LAJMI I FUNDIT:

Ndërron jetë kultivuesi i muzikës popullore shkodrane

Ndërron jetë kultivuesi i muzikës popullore shkodrane

Shyqyri Alushi “bilbili” i muzikës popullore shkodrane dhe Artisti i Merituar ka ndërruar jetë në moshën 84 vjeçare.

Alushi prej ditësh ishte i shtruar në spital, ku merrte dhe trajtim për shkak se vuante nga ishemija.


Familjarët prej kohësh janë shprehur se po i blinin medikamentet me lekët e tyre sepse pensioni i tij prej 170 mijë lekësh të vjetra nuk mund ta përballonte. Djali i ikonës së shquar për kontributin e dhënë në fushën e artit ishte shprehur: “Të lihet Shyqyri Alushi me këtë pension është turp.”

Shyqyri Alushi ka pasur një karrierë mjaft të pasur muzikore. Ai ka marrë pjesë në të gjitha festivalet dhe koncertet e organizuara në Shkodër si dhe në të gjitha përfaqësimet e folklorit muzikor shkodran në festivalet folklorike në Shqipëri dhe në Kosovë.