LAJMI I FUNDIT:

Ndërron jetë këngëtari i famshëm amerikan, Tony Bennett

Ndërron jetë këngëtari i famshëm amerikan, Tony Bennett
Foto: Getty Images

Këngëtari legjendar, Tony Bennett, i njohur për zërin e tij të qetë, vdiq të premten (21 korrik).

Ai ka ndërruar jetë në moshën 96 vjeçare.


Bennett vdiq në qytetin e tij të lindjes në New York, vetëm dy javë para ditëlindjes së tij, konfirmoi zëdhënësja e tij, Sylvia Weiner për Page Six.

Foto: Getty Images

Ajo shtoi se nuk kishte ndonjë shkak specifik të vdekjes.

Këngëtari i “I Left My Heart in San Francisco” ishte diagnostikuar me sëmundjen e Alzheimerit në vitin 2016.

“Ka shumë gjëra rreth tij që më mungojnë”, tha gruaja e tij, Susan Benedetto, për Revistën AARP në vitin 2021, gjersa ndante publikisht lajmin rreth shëndetit të tij.

Foto: Getty Images

Ndër adhuruesit e tij të shumtë ishte Lady Gaga, e cila publikoi dy albume me ikonën muzikore: “Cheek to Cheek” në vitin 2014 dhe “Love for Sale” të 2021-ës.

Gaga ishte në krah të Bennett gjatë performancave të tij të fundit në Radio City Music Hall në gusht 2021.

Foto: Getty Images

Më pas ai u tërhoq nga performancat pasi kishte probleme shëndetësore.

Gjatë karrierës së tij prej dekadash, Bennett publikoi më shumë se 70 albume, shiti më shumë se 50 milionë disqe në mbarë botën dhe fitoi 20 Grammy dhe dy Emmy.

Foto: Getty Images

Ai gjithashtu theu Rekordin Botëror Guinness si personi më i vjetër që publikoi një album, në moshën 95 vjeçare.

I njeri ishte i njohur për shumë hite, duke përfshirë: “I Left My Heart in San Francisco”, “Fly Me to the Moon” dhe “Steppin’ Out With My Baby” dhe në duet me Gagan si “Love for Sale” dhe “Anything Goes”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje

Magazina
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'

Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'

Magazina
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë

Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Magazina
Krijoi fustan për Jennifer Lopezin, flet Diana Qerimi: Sot ka qenë një prej emocioneve më të mëdha, e kam admiruar që kur isha e vogël

Krijoi fustan për Jennifer Lopezin, flet Diana Qerimi: Sot ka qenë një prej emocioneve më të mëdha, e kam admiruar që kur isha e vogël

Egzona Shigjeqi
Kalo në kategori