LAJMI I FUNDIT:

Ndërpritet me filikaqa konferenca e KGJK-së ku po flitej për rastin e dhunimit të 11 vjeçares

Ndërpritet me filikaqa konferenca e KGJK-së ku po flitej për rastin e dhunimit të 11 vjeçares

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), ka thirrur sot një konferencë për media lidhur me rastin e dhunimit të 11 vjeçares në Prishtinë.

Derisa po flitej se ky rast nuk ka qenë asnjëherë në gjykatë, përfaqësues të organizatave joqeveritare kanë ndërprerë konferencën përmes filikaqave.


Arsyetimi i ndërprerjes së konferencës ishte se edhe ky këshill ka dështuar në këtë rast.

Aktivistët thanë se mediat mund të qëndrojnë por nuk do të lejojnë zhvillimin e kësaj konference.

Pastaj në sallën ku po mbahej konferenca kanë ardhur zyrtarët policor, të cilët kanë kërkuar nga aktivistët që të mos e pengojnë mbajtjen e konferencës.

“Derisa kryesuesi i KGJK-së nuk kërkon falje dhe nuk garanton që kanë me marr masa ndaj gjykatësve që në shumicën e rasteve kanë dhënë dënime nën ata që i lejon ligji. Merrni arrestoni këta që janë tu e shkel ligjin. Ne nuk do ta lëshojmë këtë konferencë dhe nuk i lejojmë me vazhdu mbajtjen e saj”, ka thënë njëra nga aktivistët.

Ajo shtoi se kjo është protestë e tyre e cila ka me vazhdu edhe në rrugë.

“Pse nuk po i arrestoni, këta i keni për me i arrestu. Kur nuk na pengoni me ec edhe jetu lirë si vajza, as ne nuk ju pengojmë”, iu drejtua aktivistja zyrtarit policor.

Pastaj kryesuesi i KGJK-së, Albert Zogaj mori vendim që konferenca të ndërpritet përkohësisht, derisa tha se do të vazhdoj në një sallë tjetër pa pengesa. Konferenca ka vazhduar më pas në një sallë tjetër. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Lajme
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Kronika e Zezë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Lajme
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Lajme
Kalo në kategori