LAJMI I FUNDIT:

Nderohen mjeshtrit e polifonisë

Nderohen mjeshtrit e polifonisë
Ilustrim

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, vizitoi sot Skraparin, ku vlerësoi me dekoratën e lartë “Nderi i Kombit” këngëtarin Demir Zyko (pas vdekjes), me motivacioni: “Për vlerat e spikatura si këngëtar me zë të artë i polifonisë me iso të Toskërisë. Me mirënjohje ndaj bartësit të shquar të vlerave të trashëgimisë muzikore dhe shpirtërore shqiptare, i cili ishte dhe mbeti një model i rrallë për ruajtjen dhe përcjelljen e tyre ndër breza”.

Meta çmoi gjithashtu edhe Dule Caushaj (Malindi) me titullin “Mjeshtër i Madh”, me motivacionin: “Për kontributet e tij të shquara në përfaqësimin dinjitoz të polifonisë me iso të Toskërisë. Me mirënjohje për interpretimet e rralla si këngëtar me vlera të veçanta në shpalosjen e kësaj trashëgimie të vyer, brenda dhe jashtë vendit tonë”.


“Malet dhe këngët e kanë shpëtuar kombin tonë! Malet, sepse gjithmonë kanë qenë fortesat e lirisë dhe të qëndresës, dhe këngët sepse përmes tyre u ruajt gjuha dhe u trashëgua brez pas brezi krenaria dhe identiteti kombëtar”, tha Meta.