LAJMI I FUNDIT:

Nderim Nexhipi thyen heshtjen: Do të japim shpirtin për fitore, luajmë për ‘Intelektualët’

Nderim Nexhipi thyen heshtjen: Do të japim shpirtin për fitore, luajmë për ‘Intelektualët’

Erdhi me shumë bujë në futbollin kosovar, pasi për kualitet e tij kishin dëgjuar gjithë shqiptarët anë e mbanë botës.

Ka luajtur në nivele jashtëzakonisht të larta dhe pas kampionatit shqiptar vendosi që të vijë edhe në Kosovë për t’i treguar aftësitë e tij.


Fillimin e kishte të vështirë pasi nuk e lenin rehat lëndimet, por në ndeshjet e fundit është kthyer ai i vjetri, djaloshi që bën magji kur ka topin nën pronësi.

Fjala është për mesfushorin e jashtëzakonshëm shqiptar nga Maqedonia, Nderim Nexhipi i cili është i gatshëm për skuadrën e tij Dritën që t’ia dhuroj fitoren e parë këtë edicion ndaj rivalit lokal Gjilanit.

Në një intervistë për Telegrafin, shkupjani flet për përgatitjet para rivalit lokal dhe atmosferën në klub.

“Përgatitjet janë duke ecur mjaftë mirë. Jemi të mobilizuar si për çdo takim tjetër”.

“Të gjithë lojtarët e dimë rëndësinë e derbit kështu që nuk na mbetet asgjë tjetër vetëm që këtë derbi ta fitojmë për tifozët tanë të mrekullueshëm”, deklaroi Nexhipi për Telegrafin.

32-vjeçari foli edhe për synimet që kishte kur u transferua të Drita gjatë afatit kalimtar të janarit, por shkaku i lëndimeve të shpeshta të tij dhe futbollistëve tjerë të Dritës ata kanë mbetur në barazh.

“Në momentin që jam transferuar te Drita synimet kanë qenë që t’i ikim barazhit gjë që nuk e kemi arritur fatkeqësisht”.

“Duhet theksuar se gjatë kësaj periudhe sa jam këtu kemi pasur shumë lëndime në ekip dhe kjo ka qenë arsyeja kryesore që nuk kemi arritur objektivin për të shpëtuar nga barazhi. Lëndimet janë pjesë e futbollit kështu që nuk kemi çfarë të bëjmë”, deklaroi ish-anëtari i Wolfsburgut, Hertha Berlinit, Lierses, Qarabakut dhe disa skuadrave tjera shqiptare.

Në fund Nexhipi ka edhe një premtim për ‘Intelektualët’, duke theksuar se do ta japin shpirtin në fushë për të fituar këtë derbi.

“Unë në emër të ekipit i premtoj të gjithë tifozëve se do të japim shpirtin në fushë për ta fituar këtë takim”.

“Prej lojtarit të parë dhe deri tek i fundit që do të futet në fushë do të japim maksimumin. E dimë se çfarë rëndësie ka kjo ndeshje dhe ne do të luajmë për tifozët tanë të cilët janë në stadium por edhe për të tjerët që nuk janë prezent për arsye që tanimë të gjithë i dimë”, përfundoi Nexhipi.

Pa marrë parasysh dy ndeshjet e fundit, Drita thuajse është pajtuar me pozitën që ka dhe do të luaj një ndeshje në barazh për t’i shpëtuar rënies.

Edhe pse dyja skuadrat tanimë nuk kanë presionin e pikëve, në të dyja taboret është premtuar ‘luftë’ e madhe në fushë për fitore dhe për nder të fanellës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

Serie A
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Kalo në kategori