LAJMI I FUNDIT:

Ndërhyrja tek dentisti, del ekspertiza mjeko-ligjore: 3-vjeçari vdiq nga mbidoza e anestezisë

Ndërhyrja tek dentisti, del ekspertiza mjeko-ligjore: 3-vjeçari vdiq nga mbidoza e anestezisë
Foto: Ilustrim

3-vjeçari B.S, i cili vdiq pas një ndërhyrjeje kirurgjikale për dhëmbët në klinikën e mjekut, R.Xh, ka humbur jetën pasi anestezia i ka sjellë isuficencë multiorganore.

Sipas ekspertizës mjeko-ligjore të siguruara nga Gazetarja e Klan News, Glidona Daci, shenjat e shpimeve mjekësore të vërejtura në trupin e B.S janë pasojë e manipulimeve mjekësore.


“Mbetja e vjetër e plagës e vërejtur në lëkuren e gjoksit është pasojë e ndërhyrjes kirurgjikale”, thuhet mes të tjerash në ekspertizë.

Vdekja e 3-vjeçarit në Tiranë, arrestohet dentisti, shkak dyshohet doza e anestezisë
Lexo po ashtu Vdekja e 3-vjeçarit në Tiranë, arrestohet dentisti, shkak dyshohet doza e anestezisë

B.S u dërgua nga familjarët e tij në datën 28 Shtator në spital për t’i rregulluar dhëmbët. Ndërhyrja do të bëhej me anestezi totale. Në darkë ai ka shfaqur komplikacione dhe dy ditë më vonë humbi jetën në QSUT.

Ekspertiza mjeko-ligjore:

Në trupin e kufomës së shtetasit B.S nga kqyrja e jashtme u konstatua një mbetje plage kirurgjikale në lëkurën e gjoksit, si edhe shenja shpimesh mjekësore me ekimoza përreth tyre në lëkurën e ballit, gjoksit, barkut dhe gjymtyrëve me karakteristikat e pershkuara në akt. Nga kqyrja e brendeshme dhe ekzaminimi histopatologjik u konstatua edeme e shprehur e trurit, stazë dhe ekstravazat eritrocitar, ishemi akute miokardi, edeme intersticiale dhe ekstravazat eritrocitar me miokard die perikard. Atelektaz e shprehur pulmonare, ekstravazat eritrocitar intersticial me elemente mononukleare, me zona pneumoragjie intersticiale, edeme e mushkërive. Nekrozë centrolobulare hepatike. Me ekstravazatë eritrocitare, elementë dhe infiltrate mononukleare të shprehur në hapësirën porto-biliare, edeme intersticiumi. Infiltrim hemoragjik i cipave seroze. Prania e gjakut të lëngshëm dhe koagulave në zgavrën e barkut.

2-Shenjat e shpimeve mjekësore me ekimoza përreth tyre, të vërejtura në trupin e shtetasit B.S janë pasojë e manipulimeve mjekësore. Mbetja e vjetër e plagës e vërejtur në lëkuren e gjoksit është pasojë e ndërhyrjes kirurgjikale.

3-Shkaku i vdekjes së shtetasit B.S ka qenë dhënia e lëndës anestetike që ka sjellë vuajtjen qelizore të thelle me mekanizmin e insuficiencës multiorganore të parikthyeshme. /Klan/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori