LAJMI I FUNDIT:

Vdekja e 3-vjeçarit në Tiranë, shoqërohet në polici dentisti, shkak dyshohet doza e anestezisë

Vdekja e 3-vjeçarit në Tiranë, shoqërohet në polici dentisti, shkak dyshohet doza e anestezisë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një fëmijë në moshën 3-vjeç ka humbur jetën për shkak të dozës së anastezisë.

Bëhet e ditur se fëmija ndodhet në morg dhe po kryhen veprimet e nevojshme.


Ka qenë i ati G.S, i cili kallëzoi se para tre ditësh e ka çuar djalin në një klinikë dentare në “Rrugën e Kavajës”.

Në klinikën private fëmijës i është bërë anestezi totale për të bërë të mundur rregullimin e dhëmbëve.

E rëndë në Tiranë, 3-vjeçari humbi jetën pas vizitës te dentisti
Lexo po ashtu E rëndë në Tiranë, 3-vjeçari humbi jetën pas vizitës te dentisti

Pasi ka përfunduar ndërhyrjen dentare nga klinika, Spahiut i është kërkuar që djalin ta marrë e ta çojë në banesë duke rekomanduar dhe mjekimin që duhet të merrte.

Pasi kanë shkuar në banesë, fëmija ka filluar të ndihej keq. Prindërit të shqetësuar kanë marrë në telefon klinikën private por nuk i është përgjigjur njeri.

Duke parë gjendjen e fëmijës e kanë çuar në spitalin pediatirik, ku mjekët pasi kanë parë gjendjen jo të mirë të fëmijës e kanë dërguar në remuneracion.

Mësohet se mjekët janë përpjekur ta kthejnë në jetë për dy ditë rrjesht por nuk kanë mundur dot.

Ndërkohë bëhet e ditur se është shoqëruar shtetasi R. Xh., 70 vjeç, dhe po kryhen hetime për rastin. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Kalo në kategori