LAJMI I FUNDIT:

Ndarja e 30 mijë eurove për trajtimin e Bukoshit, sjell reagime (Video)

Ndarja e 30 mijë eurove për trajtimin e Bukoshit, sjell reagime (Video)

Ndonëse ish-kryeministri i Kosovës në ekzil, Bujar Bukoshi vitin e kaluar kishte deklaruar pasuri në vlerë mbi 700 mijë euro, Qeveria e Kosovës e pa të arsyeshme t’i ndaj 30 mijë euro nga buxheti për shërimin e tij jashtë vendit.

Ky veprim i institucioneve qeveritare ngjalli shumë reagime.


Arton Demhasaj nga organizata ‘Qohu’ në një prononcim për RTV Dukagjinin, këtë vendim e quajti të padrejtë dhe diskriminues.

“Ky nuk është një sinjal i mirë për qytetarët e Kosovës, të cilët në vazhdimësi kanë bërë kërkesa në Ministrinë e Shëndetësisë, për t’u ndihmuar për shërim jashtë vendit. Përderisa një pjesë e madhe e këtyre kërkesave refuzohen për shkak të mungesës së fondeve, në anën tjetër zyrtarët publik dalin për t’u shëruar jashtë vendit, me fonde që ndahen direkt nga Qeveria e Kosovës”, deklaroi Demhasaj.

Ndërkaq, Kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla, ndarjen e këtyre mjeteve e sheh të paarsyeshme pasi sipas tij sëmundja e Bukoshit mund të trajtohet edhe në Kosovë.

“Ne kemi shërbim onkologjik, kemi edhe urologjinë, ku edhe vetë z.Bukoshi është urolog. Nuk e di pse është dashtë ato para me u shpenzua jashtë, kur ato shërbime ai ka mundur me i marrë edhe në Kosovë”, shprehet Blerim Syla.

Këshilltari i Kryeministrit Halil Matoshi, përmes një përgjigjeje telefonike për RTV Dukagjinin, tha se ky vendim është marr për të vlerësuar kontributin që Bukoshi ka dhënë për Kosovën.

Vetëm gjatë këtij viti, në Ministrinë e Shëndetësisë kanë qenë 721 qytetar që kanë kërkuar shërim jashtë vendit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
DASH për Telegrafin: Të gjitha raportimet janë të rreme - Escobar nuk është shkarkuar, emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH për Telegrafin: Të gjitha raportimet janë të rreme - Escobar nuk është shkarkuar, emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Siguri
Pse do të reduktohet numri i dëshmitarëve në Gjykatën Speciale, sipas avokatit Musa

Pse do të reduktohet numri i dëshmitarëve në Gjykatën Speciale, sipas avokatit Musa

Drejtësi
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori