LAJMI I FUNDIT:

Ndalohet për 48 orë e dyshuara që sulmoi dy gazetaret në Prishtinë

Ndalohet për 48 orë e dyshuara që sulmoi dy gazetaret në Prishtinë

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e të dyshuarës M.B për shkak të veprës penale “Kanosja” dhe “Lëndimi i lehtë trupor.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se e dyshuara është dërguar në mbajtje prej 48 orësh, derisa është intervistuar edhe një person i dyshuar në këtë rast.


AGK dënon sulmin fizik ndaj dy gazetareve: Prokuroria të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme
Lexo po ashtu AGK dënon sulmin fizik ndaj dy gazetareve: Prokuroria të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar opinionin publik lidhur me sulmin ndaj të dëmtuarave-gazetareve se pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore dhe grumbullimit të provave shtesë, si dhe riintervistimit të njërit nga të dyshuarit, Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e M.B., e dyshuar për shkak të veprave penale ‘Kanosja’ dhe ‘Lëndimi i lehtë trupor’, sipas KPRK-së. E njëjta është dërguar në mbajtje në kohëzgjatje prej 48 orësh, derisa është intervistuar edhe një person i dyshuar i përfshirë në këtë rast”, thuhet në njoftim.

Po ashtu sipas njoftimit, në këtë çështje penale janë marrë deklaratat e palëve të dëmtuar dhe në koordinim me policinë janë duke u ndërmarrë veprime të tjera hetimore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori