LAJMI I FUNDIT:

Ndalohet nga policia Rinor Hykolli – ishte në kërkim për lëndim të rëndë trupor

Ndalohet nga policia Rinor Hykolli – ishte në kërkim për lëndim të rëndë trupor
Foto: Arkiv

Na ndiqni në dy llogaritë tona në Twitter, Telegrafi.com dhe Telegrafi Sport.

Disa javë më parë Policia e Gjilanit njoftoi se është vënë në kërkim të biznesmenit dhe menaxherit të këngëtares Tayna, Rinor Hykollit.


Prokuroria e Gjilanit thuhet se ka ndaluar të dyshuarin R.H. për 48 orë për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale – lëndim i rëndë trupor.

I dyshuari, sipas Prokurorisë, ka qenë në arrati që nga data 22 korrik 2021.

Foto: Arkiv

Sipas njoftimit të Prokurorisë, i dyshuari R.H. në bashkëkryerje me të pandehurin Sh.Xh. (i cili për këtë rast është ndaluar më 24 korrik 2021) më 22 korrik 2021 në diskotekën “Stop”, në Gjilan, për shkak të një mosmarrëveshjeje i kanë shkaktuar lëndime trupore të dëmtuarit L.B. në pjesë të ndryshme të trupit, duke ia thyer hundën.

Rinor Hykolli thotë se do të lajmërohet vet në Polici porsa të kthehet në Kosovë
Lexo po ashtu Rinor Hykolli thotë se do të lajmërohet vet në Polici porsa të kthehet në Kosovë

Për shkak të lëndimeve viktima është detyruar të kërkonte tretman mjekësor.

Foto: Instagram

“Prokurori i rastit brenda afatit ligjor ndaj të njëjtit do të kërkojë masën për sigurimin e të pandehurit në procedurë penale”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë. /kallxo.com

Në trend Magazina

Më shumë
E ngacmojnë se nuk

E ngacmojnë se nuk "di të lexojë", zbulohet problemi shëndetësor që kanë dy vëllezërit Veshaj

Magazina
Tifozët kuqezi duhet të jenë gati - tifozja bukuroshe kroate, Ivana Knoll do të jetë në ndeshjen Kroaci - Shqipëri

Tifozët kuqezi duhet të jenë gati - tifozja bukuroshe kroate, Ivana Knoll do të jetë në ndeshjen Kroaci - Shqipëri

Magazina
Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Magazina
Shqetësuese: Publikohen pamje kur reperi godet me shkelm në kokë ish-in e tij

Shqetësuese: Publikohen pamje kur reperi godet me shkelm në kokë ish-in e tij

Magazina
Atletja më tërheqëse në botë u kualifikua në Lojërat Olimpike dhe zbuloi pagën e saj të mjerueshme

Atletja më tërheqëse në botë u kualifikua në Lojërat Olimpike dhe zbuloi pagën e saj të mjerueshme

Magazina
Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Magazina
Kalo në kategori