LAJMI I FUNDIT:

“Ndaj Suedisë do kemi ndryshime në formacion, shans për lojtarët përpara Evropianit” – Sylvinho flet për ndeshjen me Suedinë

“Ndaj Suedisë do kemi ndryshime në formacion, shans për lojtarët përpara Evropianit” – Sylvinho flet për ndeshjen me Suedinë

Përzgjedhësi i Shqiptarisë, Sylvinho doli në konferencën zyrtare për media nga stadiumi që do të zhvillohet ndeshja “Friends Arena”.

Tekniku brazilian foli për rëndësinë e kësaj sfide, komentoi edhe njëherë disfatën ndaj Kilit. Sylvinho tha se pavarësisht disfatës me Kilin lojtarët janë të motivuar për të dhënë më të mirën në sfidën e nesërme ndaj Suedisë.


Ai theksoi se sfidat miqësore janë prova të rëndësishme para finaleve të Evropianit dhe shtoi se të gjithë lojtarët do të ketë mundësinë të shpalosin vlerat e tyre.

Sa është gati skuadra për të reaguar nesër? – E dinim që dy miqësoret janë ndeshje të vështira dhe pas kthimit në Tiranë ne do të fillojmë të mendojmë dhe të shohim opsionet që kemi për listën dhe Europianin. Ne kemi bërë një rrugëtim shumë të bukur, por tani kishim dy miqësore ku duhet të provojmë sa më shumë lojtarë që ne të përgatitemi sa më mirë për Europianin. Sigurisht është e vërtetë dhe është e pashmangshme që lojtarët të mos mendojnë për listën, por ata njëkohësisht mendojnë për të dhënë maksimumin në fushën e lojës. Ne punojmë dhe mendojmë si një ekip dhe jo në aspektin individual. Punojmë të gjithë bashkë, ndërsa trajneri dhe stafi teknik duhe të bëjë vlerësimin e rastit për të gjithë lojtarët, t’i vëzhgojë dhe të përgatitet sa më mirë për Europianin. Sa i përket Suedisë është një kundërshtarë që ne e donim dhe e dinim që është një kundërshtarë i fortë. Suedia ka një histori të madhe dhe është një skuadër që është mësuar të luajë në Botëror, në Europian. Kështu që në pret një ndeshje e fortë.

Çfarë biseduat me lojtarët pas sfidës me Kilin? – Ne duhet të punojmë si skuadër, të punojmë fortë që nesër të jemi gati kur të zbresim në fushë. Po duhet të jemi të vetëdijshëm që përpara kemi një kundërshtar shumë të fortë, siç ishte Kili. Ne e dinim forcën e tyre, Kili ka lojtarë si Alexis Sanchez, por ne donim të luanim me kundërshtarë të fortë. Sigurisht që të gjithë lojtarët i kam parë të motivuar. Përballë kemi një kundërshtarë të vështirë, siç ishte edhe Kili. Ne ishim shumë të ndërgjegjshëm dhe e kishim kërkuar vetë një përballje të tillë. E dinim forcën e tyre por të jeni të bindur që lojtarët janë të karikuar dhe të motivuar. Mos të harrojmë që kemi bërë një fushatë kualifikuese shumë të mirë dhe sigurisht duhe të përgatitemi sa më mirë për Europianin. Patjetër që ka rëndësi edhe rezultati por në rastin konkret ne na intereson shumë që të provojmë sa më shumë lojtarë.

Më shumë minuta për lojtarët që debutuan ndaj Kilit? – Po patjetër që nesër mund të ketë ndryshime në formacion, për t’i dhënë më shumë mundësi lojtarëve. Ne kemi një ekip të ri në sensin te eksperienca që kanë këta lojtarë te Kombëtarja, si Mitaj, Mihaj, Seferi, Ramadani, Asllani. Patjetër ne jemi një skuadër që rritemi dita ditës dhe marrim shumë eksperiencë por nuk është fokusi vetëm te një apo dy lojtarë. Ekipi nuk ka një skuadër që ka lojtarë prej 5 apo 6 vitesh por ka lojtarë të rinj në Kombëtare. Ne kemi Mitajn që është vetëm 20 vjeç dhe bën paraqitje të mira, po ashtu Asllanin që luan te Interi. Gjithsesi nuk mund të bësh katër apo pesë ndryshime dhe ta hedhësh ekipin në fushë sikur të mos ketë ndodhur asgjë. Duhet të vëzhgojmë çdo lojtarët në stërvitje dhe ndeshje. Kombëtarja ndryshon nga një klub, pasi në Kombëtare kemi shumë pak kohë në dispozicion.

Ndryshime në mbrojtje? – Nesër do të marrim vendimin përfundimtar së bashku me stafin se kush do të luajë. Ne jemi mposhtur nga Kili, por futbolli kështu është. Ashtu siç ne fituan ndaj Çekisë në Tirane. Kështu është futbolli, një ditë gëzohesh e kënaqesh, pastaj mërzitesh sepse humb. Ndeshjen me Kilin duhet ta lëmë pas krahëve. Dua të theksoj që Shqipëria ka një nga mbrojtjet më të mira të kualifikueseve të Europianit, një nga tre ekipet me mbrojtjen më të mirë. Nuk duhet harruar kjo. Kemi një ekip solid. Nëse ne pësojmë tre gola, nuk është vetëm faji i mbrojtjes. Nëse mbrojmë, mbrojmë si ekip dhe nëse sulmojmë, sulmojmë të gjithë. Sa i përket gjendjes së lojtarëve, duhet ta shohim me kujdes, për të marrë vendimet e duhura për formacionin që do kemi nesër.

Broja në krahun e djathtë? – E shohim nesër.

A keni menduar një tjetër modul loje? – Sigurisht që është normale të provosh, por duhet të jemi të sigurt për ndryshimet që bëjmë. Duhet të jemi të kujdesshëm. Sa herë që humbet një ndeshje flitet për gabime taktike. Sigurisht kur bëhen ndryshime, kur është momenti duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Por nuk mund të bëhet ndryshimi menjëherë vetëm sepse ke pësuar një humbje. Duhet të punojmë shumë për t’u përmirësuar, varet shumë edhe nga karakteristikat e lojtarëve. Ne i kemi dhënë mundësi edhe futbollistëve si Muçolli, Broja, Muçi apo Laçi që të tregojnë vlerat e tyre.

"Nëse nuk shkoj në Euro 2024, do të jem tifoz" - Ramadani flet para takimit me Suedinë
Lexo po ashtu "Nëse nuk shkoj në Euro 2024, do të jem tifoz" - Ramadani flet para takimit me Suedinë

E keni bërë analizën e ndeshjes me Kilin? Çfarë mund të përmirësohet? – Duhet të shohim situatën e çdo lojtari para se të vendosim për formacionin për nesër. Janë pak ditë për t’u rikuperuar, apo qoftë dhe për të analizuar dhe për të bërë përmirësimet e rastit. Duhet të shohim gjendjen e ekipit dhe lojtarëve sepse koha në dispozicion është e pakët. Kur të kthehemi në Tiranë do të kemi më shumë kohë për analiza dhe për t’u përgatitur për Europianin ndërkohë që nesër luajme perballe një skuadre shumë të fortë dhe që do të jetë një ndeshje shumë e bukur. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Klubi i ka 2,2 milionë euro borxh, ylli i Kosovës tregon si e ndërpreu kontratën falë FIFA-s

Klubi i ka 2,2 milionë euro borxh, ylli i Kosovës tregon si e ndërpreu kontratën falë FIFA-s

Ndërkombëtare
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori