LAJMI I FUNDIT:

Ndahen çmimet satirike “Mjedra e Artë”: “Emoji Movie” shpallet si filmi më i keq i vitit

Ndahen çmimet satirike “Mjedra e Artë”: “Emoji Movie” shpallet si filmi më i keq i vitit

Filmi “Emoji Movie”, një komedi e animuar në 3D, ka fituar çmimin “Mjedra e Artë”, si filmi më i keq i vitit, i cili tradicionalisht jepet një ditë para gala mbrëmjes së Oscarëve.

Fondacioni “Mjedra e Artë” ka bërë të ditur që në 38 vjet ekzistence të kësaj ngjarje, e cila parodizon Oscarin, ka pohuar se filmi i lartcekur është më i keqi i të gjitha kohërave.


“Filmi është një humbje e madhe dhe riciklim i Hollywoodit për shkak të mungesës së origjinalitetit,” shkruan në arsyetimin e fondacionit, ku motoja e këtij viti është “Si të mbrojmë njerëzimin nga mbetjet toksike”.

Filmi fitoi katër çmimet kryesore, ku përfshihen skenari më i keq, regjia më e keqe dhe shfaqja më e keqe.

Tom Cruise fitoi titullin satirik të aktorit më të keq të vitit për rolin në “Mummy”. Për aktorin, i cili nuk ka fituar Oskar edhe pas tre nominimeve, ky ishte çmimi i dytë “Mjedra e Artë”.

Tyler Pery fitoi çmimin e aktores më të keq për “Boo 2! A Madea Halloween”, ndërsa Kim Basinger ka marrë një “Mjedër të Artë” për rolin e keq në filmin “Fifty Shades of Darker”.

Mel Gibson, i cili ka fituar tashmë këtë çmim satirik, këtë vit fitoi për aktorin më të keq në filmin “Home Daddy 2”.

Fituesit, të cilët zakonisht nuk vijnë në ceremoninë e dhënies së çmimit, marrin një skulpturë të verdhë të mjedrës që kushton 4.79 dollarë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Sara Gjordeni tregon se në cilin muaj të shtatzënisë është

Sara Gjordeni tregon se në cilin muaj të shtatzënisë është

Magazina
Është zbuluar e dashura e Jude Bellingham, modelja holandeze tashmë jeton në Madrid

Është zbuluar e dashura e Jude Bellingham, modelja holandeze tashmë jeton në Madrid

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Dua Lipa merr vëmendje me pallton e saj të gjatë dhe me prerje të çuditshme në rrugët e New Yorkut

Dua Lipa merr vëmendje me pallton e saj të gjatë dhe me prerje të çuditshme në rrugët e New Yorkut

Magazina
Ish i dashuri i Princeshës Beatrice gjendet i vdekur në një dhomë hoteli në Miami

Ish i dashuri i Princeshës Beatrice gjendet i vdekur në një dhomë hoteli në Miami

Magazina
Kalo në kategori