Tony Parker shënoi 20 pikë dhe nëntë asistime, dhe Kawhi Leonard kontribuoi me 18 pikë të tjera, derisa Spurs nuk humbën kohë për t’i dhënë mesazh të hershëm mysafirëve nga Memphisi, që përjetojnë finalet e para në Konferencë.

San Antonio, në anën tjetër, përpiqet të rikthehet në finalet e përgjithshme të NBA-së për të parën herë që nga viti 2007 dhe u tregua mjaft i vendosur në ndeshjen e parë.


Përballja e dytë mes dy finalistëve të perëndimit do të zhvillohet të martën, sërish në San Antonio. /Telegrafi/

telegrafi sport app