LAJMI I FUNDIT:

NATO-ja dislokon forca shtesë në Kosovë

NATO-ja dislokon forca shtesë në Kosovë

Aleanca Veri-Atlantike ka marrë vendim që të angazhojë në Kosovë Forcën Operacionale Rezervë për Ballkanin Perëndimor, e cila ka qenë në gjendje gatishmërie.

Reklama

Këtë vendim NATO-ja e ka bërë të ditur përmes një postimi në Twitter, ku thuhet se kjo po bëhet si përgjigje ndaj trazirave të ndodhura së fundmi në veri të vendit.

Zvicra dhe Franca dënojnë dhunën në protesta, bëjnë thirrje për uljen e tensioneve
Lexo po ashtu Zvicra dhe Franca dënojnë dhunën në protesta, bëjnë thirrje për uljen e tensioneve

Sipas NATO-s, vendimi për shtim të numrit të forcave është marrë, ashtu që KFOR-i të mund të garantojë sigurinë, në përputhje me mandatin që ka.

“Në përgjigje të trazirave të fundit dhe lëndimit të 30 anëtarëve të KFOR-it, NATO ka drejtuar vendosjen e Forcave Rezervë Operacionale (ORF) për Ballkanin Perëndimor, e cila ishte në gatishmëri shtatë-ditore”, thuhet në njoftimin për media.

Pjesëtarë të KFOR-it janë përleshur të hënën e 29 majit, me protestuesit serbë në Zveçan, të cilët kanë kundërshtuar hyrjen e kryetarit të ri shqiptar në ndërtesën komunale./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish-drejtori i Policisë: Ardhja e 200 ushtarëve nga Britania e Madhe në Kosovë, flet për një situatë shumë serioze

Ish-drejtori i Policisë: Ardhja e 200 ushtarëve nga Britania e Madhe në Kosovë, flet për një situatë shumë serioze

Siguri
Lëvizja pa viza nga 1 janari - Ambasada Gjermane del me njoftim, tregon se në cilat raste mund t'ju refuzohet hyrja

Lëvizja pa viza nga 1 janari - Ambasada Gjermane del me njoftim, tregon se në cilat raste mund t'ju refuzohet hyrja

Lajme
Vuçiq: Do t’i mbajmë përgjegjës të gjithë ata që kryen krime në Banjskë, përfshirë Radoiçiqin

Vuçiq: Do t’i mbajmë përgjegjës të gjithë ata që kryen krime në Banjskë, përfshirë Radoiçiqin

Lajme
SHBA-ja thotë se s’ka mundur ta vërtetojë se Serbia i ka tërhequr trupat nga kufiri me Kosovën

SHBA-ja thotë se s’ka mundur ta vërtetojë se Serbia i ka tërhequr trupat nga kufiri me Kosovën

Lajme
​Sulmi terrorist në veri, Parlamenti Evropian pritet të miratojë rezolutë për raportet Kosovë-Serbi

​Sulmi terrorist në veri, Parlamenti Evropian pritet të miratojë rezolutë për raportet Kosovë-Serbi

Lajme
Luksi dhe fitimet e mëdha: Sa kushton vila e Radoiçiqit dhe si u pasurua kaq shumë ky njeri?

Luksi dhe fitimet e mëdha: Sa kushton vila e Radoiçiqit dhe si u pasurua kaq shumë ky njeri?

Lajme
Kalo në kategori