LAJMI I FUNDIT:

Live

Postet:

Live Protestat ne veri

Përfundon protesta e serbëve në Zubin Potok

Përditesuar 30/05/2023 07:47

Serbët lokalë kan protestuar edhe sot (e martë) në tri komunat në veri të vendit, atë në Zveçan, Zubin Potok e Leposaviq.

Në ditën e tretë të protestave, situata sot ka qenë më e qetë dhe deri më tani nuk është raportuar për ndonjë incident.


Pranë ndërtesave të Komunave në Zvecan, Leposaviq dhe Zubin Potok, ka prani të pjesëtarëve të KFOR-it, por edhe të Policisë së Kosovës, të cilët po kujdesen për ruajtjen e rendit.

Ndryshe, të hënën pas protestave të dhunshme u lënduan 25 pjesëtarë të KFOR-it, ndërsa u dëmtuan dhe u dogjën edhe vetura të mediave në Kosovë.

Senatori amerikan, Ritchie Torres theksoi sot se SHBA duhet të qëndrojë me Kosovën, gjersa Bashkimi Evropian ka dënuar dhunën e përdorur nga protestuesit të hënën.

Borrell e ka quajtur të papranueshëm dhunën ndaj KFOR-it, mediave, civilëve dhe policisë. /Telegrafi/

Postet:
Mbylle
array(3) { ["date"]=> string(19) "05-30-2023 17:15:28" ["time"]=> string(16) "30/05/2023 17:15" ["update"]=> bool(false) } 30/05/2023 17:15

Sulmohet taksi me të cilën po udhëtonte ekipi i REL-it

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës  ka njoftuar se një mjet shpërthyes është hedhur nga një grup i protestuesve serbë, në drejtim të veturës (taksi) në të cilën ishte ekipi i Radio Evropa e Lirë.


Sipas ekipit prezent, nuk dihet mjeti shpërthyes i cili është hedhur në drejtim të tyre, mirëpo zhurma ka qenë e madhe. Fatmirësisht, asnjëri nga pjesëtarët e ekipit nuk është lënduar, thuhet në njoftimin e AGK-së.

Në vazhdën e ndodhive në komunat në veri të vendit, mbi 15 sulme në drejtim të gazetarëve kanë ndodhur vetëm dy ditët e fundit.

array(3) { ["date"]=> string(19) "05-30-2023 16:14:52" ["time"]=> string(16) "30/05/2023 16:14" ["update"]=> bool(false) } 30/05/2023 16:14

AGK raporton për sulme të tjera ndaj gazetarëve në veri – veturat e tyre u sulmuan me plumba

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, ka njoftuar edhe për dy raste tjera të sulmeve ndaj gazetarëve në veri të vendit.


Ekipi i RTV21, i përbërë nga gazetarja Lirie Dibrani dhe kameramani, Berat Bahtiri, janë sulmuar fizikisht nga serbët derisa po raportonin në sheshin Car Llazar.

Mediumi ka njoftuar AGK-në, se krahas sulmit fizik ndaj kameramanit, atij i është marrë edhe pajisja me të cilën ishte duke xhiruar.

Ekipi ka njoftuar AGK-në, se aktualisht janë duke dhënë deklaratë rreth sulmit në Policinë e Kosovës.

AGK gjithashtu ka njoftuar se veturat e disa prej ekipeve mediale nga Prishtina, mbrëmë kanë mbetur të bllokuara në Zveçan, pas largimit të gazetarëve dhe kameramanëve, disa orë pas përleshjeve mes KFOR-it dhe serbëve lokalë.

Pas KTV-së dhe T7, edhe portali online “Periskopi” e ka gjetur veturën sot të dëmtuar, dhe në bazë të pamjeve në drejtim të saj janë gjuajtur plumba.

Situata është përshkallëzuar, ndërsa sulmet në drejtim të mediave vetëm sa po intensifikohen tutje.

Gazetarët vazhdojnë të raportojnë në kushte të rënda, ndërsa rreziku vazhdon të shtrihet në të gjitha komunat në veri të vendit.

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, është thellësisht i shqetësuar me pamjet e sulmit ndaj kameramanit, dhe u bëjmë thirrje organeve kompetente të sigurisë që ta trajtojnë rastin sa më parë në mënyrë që personat përgjegjës të vihen para drejtësisë.

Njëherësh, AGK-ja, u bën thirrje Policisë së Kosovës që t’i sigurojnë gazetarët në mënyrë që të njëjtit të raportojnë pa u rrezikuar dhe penguar”, thuhet në reagim.

array(3) { ["date"]=> string(19) "05-30-2023 16:04:00" ["time"]=> string(16) "30/05/2023 16:04" ["update"]=> bool(false) } 30/05/2023 16:04

Përfundon protesta e serbëve në Zubin Potok

Serbët lokalë në Zubin Potok kanë përfunduar protestën për ditën e sotme.


Ata larguan edhe tendat që kishin vendosur sot pranë objektit të komunës,  qysh në orët e para të mëngjesit.

Ndërkaq, Lista Serbe u ka bërë thirrje protestuesve në Zveçan të shpërndahen rreth orës 16:00 dhe të mblidhen sërish nesër.

Sërgjan Millosavleviq,ka thënë se protestat e serbëve do të vazhdojnë deri në përmbushjen e kërkesave, përkatësisht tërheqja e njësiteve speciale të Policisë së Kosovës nga komunat në veri, ashtu si edhe kryetarëve shqiptarë.

array(3) { ["date"]=> string(19) "05-30-2023 15:34:49" ["time"]=> string(16) "30/05/2023 15:34" ["update"]=> bool(false) } 30/05/2023 15:34

Shqipëria i ofron KFOR-it mbështetje të plotë për ngjarjet në veri të Kosovës

Shqipëria i ka ofruar mbështetje të plotë KFOR-it për zhvillimet e ndodhura së fundmi në veri të Kosovës.


Kështu është bërë e ditur nga KFOR-i përmes një postimi në Twitter, ku thuhet se komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë ka biseduar me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj.

“Komandanti i KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia, zhvilloi një bisedë me Bajram Begajn. Presidenti i Republikës së Shqipërisë shprehu mbështetjen e plotë për misionin e KFOR-it dhe aktivitetet e tij, si dhe u uroi shërim të shpejtë ushtarëve të lënduar në demonstrata”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Begaj të hënën ka dënuar sulmin e protestuesve serbë ndaj trupave paqeruajtëse të KFOR-it.

Ai ka thënë se askush nuk mund të vërë në pikëpyetje sovranitetin dhe integritetin e Republikës së Kosovës, si dhe të drejtën e saj për të ndërtuar e konsoliduar institucionet demokratike dhe multietnike.

array(3) { ["date"]=> string(19) "05-30-2023 15:10:33" ["time"]=> string(16) "30/05/2023 15:10" ["update"]=> bool(false) } 30/05/2023 15:10

Raportuesi për Ballkanin në Bundestag: Të shqyrtohet mundësia e shtimit të trupave të KFOR-it në veri

Deputeti gjerman, Adis Ahmetovic, i cili është raportues i grupit parlamentar të SPD-së për Ballkanin Perëndimor, i ka quajtur të papërgjegjshme ngjarjet dhe sulmet e ndodhura së fundmi ndaj ushtarëve të KFOR-it dhe civilëve në veri të Kosovës.


Përmes një deklarate publike të martën, Ahetovic ka thënë se duhet të shqyrtohet mundësia që të shtohet numri i trupave të KFOR-it në Kosovë në hijen e situatës aktuale.

“Sulmet e djeshme gjithashtu bëjnë të qartë se KFOR-i është ende i nevojshëm pas 24 vitesh për të ofruar stabilitet dhe siguri. Një rritje në kontingjentin ekzistues të trupave duhet gjithashtu të shqyrtohet në dritën e situatës aktuale, në mënyrë që të jetë në gjendje të ndërhyjë më me vendosmëri në rast emergjence”, thuhet në deklaratën e deputetit gjerman.

Duke vepruar kështu, sipas tij misioni i KFOR-it është dhe mbetet i paanshëm në misionin e tij për demokraci dhe siguri si dhe “nuk njeh ngjyrën e lëkurës, fenë apo përkatësinë etnike”.

Ai po ashtu ka thënë se tensionet e ndodhura ditëve të fundit janë dëshmi e mëtejshme se të gjitha palët e përfshira më në fund duhet të kthehen në tryezën e bisedimeve.

“Sulme të tilla të paprovokuara ndaj forcës paqeruajtëse duhet të dënohen në termat më të ashpër të mundshëm. Në të njëjtën kohë, ato janë dëshmi e mëtejshme se të gjitha palët e përfshira më në fund duhet të kthehen në tryezën e bisedimeve për t’i dhënë fund spirales së dhunës që është përshkallëzuar sërish gjatë vitit të kaluar. Të dyja vendet po kërkojnë anëtarësimin në BE, por pa një marrëveshje themelore kjo do të mbetet e kotë për të dyja”, ka deklaruar tutje Ahmetovic.

array(3) { ["date"]=> string(19) "05-30-2023 15:09:40" ["time"]=> string(16) "30/05/2023 15:09" ["update"]=> bool(false) } 30/05/2023 15:09

NATO-ja dislokon forca shtesë në Kosovë

Aleanca Veri-Atlantike ka marrë vendim që të angazhojë në Kosovë Forcën Operacionale Rezervë për Ballkanin Perëndimor, e cila ka qenë në gjendje gatishmërie.

Këtë vendim NATO-ja e ka bërë të ditur përmes një postimi në Twitter, ku thuhet se kjo po bëhet si përgjigje ndaj trazirave të ndodhura së fundmi në veri të vendit.


Sipas NATO-s, vendimi për shtim të numrit të forcave është marrë, ashtu që KFOR-i të mund të garantojë sigurinë, në përputhje me mandatin që ka.

“Në përgjigje të trazirave të fundit dhe lëndimit të 30 anëtarëve të KFOR-it, NATO ka drejtuar vendosjen e Forcave Rezervë Operacionale (ORF) për Ballkanin Perëndimor, e cila ishte në gatishmëri shtatë-ditore”, thuhet në njoftimin për media.

Pjesëtarë të KFOR-it janë përleshur të hënën e 29 majit, me protestuesit serbë në Zveçan, të cilët kanë kundërshtuar hyrjen e kryetarit të ri shqiptar në ndërtesën komunale.

array(3) { ["date"]=> string(19) "05-30-2023 14:46:30" ["time"]=> string(16) "30/05/2023 14:46" ["update"]=> bool(false) } 30/05/2023 14:46

Zveçan, grupet kriminale serbe dëmtojnë veturat e mediave


Grupe kriminale në Zveçan po vazhdojnë sjelljet e dhunshme ndaj ekipeve të mediave kosovare dhe atyre nga Shqipëria.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës njofton se deri tani janë thyer disa vetura të mediave, transmeton Telegrafi.

“Kjo situatë me të cilën po përballën gazetarët është tejet shqetësuese, dhe po rëndohet çdo herë e më shumë, pasi ata po vazhdojnë të jenë target i protestuesve serbë”, thuhet në njoftimin e AGK-së.

array(3) { ["date"]=> string(19) "05-30-2023 13:26:58" ["time"]=> string(16) "30/05/2023 13:26" ["update"]=> bool(false) } 30/05/2023 13:26

Borrell flet për situatën në veri: Kosova të pezullojë operacionet policore rreth ndërtesave të komunave

Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell ka thënë se Kosova duhet të pezullojë operacionet policore rreth ndërtesave të komunave në veri.


Ai ka thënë se ky është hapi i parë për shtensionimin e situatës në veri, dhe që protestuesit të qetësohen.

“BE-ja dënon ashpër dhunën në veri të Kosovës që kemi parë në ditët e fundit. Dhuna ndaj qytetarëve, mediave, forcave të rendit dhe trupave të KFOR-it është e papranueshme dhe sjell një situatë të rrezikshme”, ka thënë Borrell sot para gazetarëve në Bruksel.

Ai ka shtuar se si BE “qëndrojmë pranë NATO-s dhe KFOR-it në përmbushjen e mandatit, në interes të paqes dhe stabilitetit në Kosovë”, shkruan Telegrafi.

Borrell tha se ka diskutuar me Kurtin dhe Vuçiqin për situatën në veri të Kosovës.

“Kam folur me kryeministrin Kurtin edhe sot në mëngjes, dhe presidentin Vuciq gjatë natës dhe kam kërkuar nga ta që urgjentisht të marrin masa për të shtensionuar situatën. Si hap i parë pres që institucionet e Kosovës t’i heqin forcat policore nga ndërtesat e komunave në veri të Kosovës, dhe protestuesit të qetësohen”, tha Borrell.

Ai, po ashtu, tha se BE-ja pret që palët të angazhohen në dialog dhe ta hapin rrugën për zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të marrëdhënieve.

Borrelli ka konfirmuar se po punohet që të organizohet një takim i nivelit të lartë në dialog, derisa shtoi se “nuk mund të pranojmë një konflikt të ri dhe shpresoj që kërkesat e mia do të dëgjohen”. /Telegrafi/

array(3) { ["date"]=> string(19) "05-30-2023 13:00:21" ["time"]=> string(16) "30/05/2023 13:00" ["update"]=> bool(false) } 30/05/2023 13:00

​Eurodeputeti Waitz dënon sulmet në veri: Rezultat i politikave etno-nacionaliste të Vuçiqit

Eurodeputeti austriak, Thomas Waitz, ka reaguar lidhur me sulmet që ndodhën të hënën në veri të Kosovës ndaj mediave, gazetarëve, pjesëtarëve të policisë dhe KFOR-it nga protestuesit serbë.


Waitz ka thënë se sulme të tilla janë të papranueshme dhe sipas tij, janë si rezultat i politikave ento-nacionaliste të presidentit serb, Aleksandar Vuçiqit.

Eurodeputeti më tej ka bërë thirrje që përshkallëzimi të përfundojë menjëherë, ndërsa ka theksuar se duhet zgjidhje politike për çështjen e veriut.

“Sulmet e djeshme kundër gazetarëve dhe pjesëtarëve të KFOR-it nga serbët etnikë në veri të Kosovës janë krejtësisht të papranueshme. Përshkallëzimi duhet të përfundojë menjëherë. Ne kemi nevojë për paqe dhe zgjidhje politike për krizën në veri të Kosovës. BE-ja do të vazhdojë të mbështesë Dialogun Beograd/Prishtinë”, ka shkruar ai në Twitter.

Eurodeputeti ka apeluar edhe Partinë Popullore Evropiane (EPP) që t’i japë fund bashkëpunimit me Vuçiqin. Po ashtu, Waitz ka thënë se tashmë BE-ja po diskuton një ngrirje të bisedimeve të pranimit me Serbinë.

“Këto përshkallëzime janë rezultat i politikave etno-nacionaliste të Aleksandër Vuçiqit dhe retorikës përçarëse. Edhe ushtarët e KFOR-it dhe gazetarët janë bërë objektiv i kësaj gatishmërie për dhunë. I dënoj sulmet me termat më të fortë. Partia Popullore Evropiane (EPP) duhet t’i japë fund urgjentisht bashkëpunimit me Aleksandar Vuçiqin, kundër të cilit në Serbi po zhvillohen protesta masive. BE tashmë po diskuton një ngrirje të bisedimeve të pranimit me Serbinë”, ka shkruar ai.

array(3) { ["date"]=> string(19) "05-30-2023 12:42:55" ["time"]=> string(16) "30/05/2023 12:42" ["update"]=> bool(false) } 30/05/2023 12:42

Sulmohen gazetarët me gjësende të forta në Leposaviq

Gazetarët e medieve të ndryshme janë sulmuar para pak çastesh nga protestuesit serbë në Komunën e Leposaviqit.

Kështu ka bërë të ditur Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.


“Në një transmetim direkt të medieve, shihen disa gra duke tentuar t’i pengojnë gazetaret e RTV Dukagjinit, KOHËS dhe medieve të tjera të raportonin live nga kjo komunë.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka kontaktuar menjëherë Policinë e Kosovës, që t’u sigurojë një perimetër të sigurt të raportimit kolegëve tanë.

AGK-ja, ju bën thirrje të gjithë kolegëve që të respektojnë udhëzimet e dhëna nga zyrtarët e Policisë së Kosovës që janë prezent atje, dhe të kenë kujdes të shtuar gjatë raportimit”, thuhet në reagim.

array(3) { ["date"]=> string(19) "05-30-2023 12:21:52" ["time"]=> string(16) "30/05/2023 12:21" ["update"]=> bool(false) } 30/05/2023 12:21

Tre ushtarë hungarezë u plagosën të hënën me armë zjarri nga protestuesit në veri

Tre ushtarë hungarezë janë plagosur si pasojë e përdorimit të armëve të zjarrit nga protestuesit serbë të hënën në veri të Kosovës.

Kështu është bërë e ditur nga misioni i KFOR-it në Kosovë përmes një komunikate drejtuar mediave, ku thuhet se gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetë.


Po ashtu thuhet se nga zhvillimet e ditës së hënë në veri kanë mbetur të plagosur 30 ushtarë.

Siç bëhet e ditur në njoftim, 11 ushtarë janë nga kontingjenti italian dhe 19 nga kontingjenti hungarez, transmeton Telegrafi.

“Numri i paqeruajtësve të plagosur gjatë dhunës së djeshme në komunën e Zveçanit është 30. 11 ushtarë nga kontingjenti italian dhe 19 nga kontingjenti hungarez. Ata kanë pësuar lëndime të shumta, duke përfshirë thyerje dhe djegie nga mjetet ndezëse shpërthyese të improvizuara. Tre ushtarë hungarezë u plagosën nga përdorimi i armëve të zjarrit. Lëndimet e tyre nuk janë të rrezikshme për jetën”, thuhet në komunikatën për media.

array(3) { ["date"]=> string(19) "05-30-2023 12:08:23" ["time"]=> string(16) "30/05/2023 12:08" ["update"]=> bool(false) } 30/05/2023 12:08

Kryetari i Leposaviqit dhe i Mitrovicës së Veriut në objektet komunale, ai i Zveçanit punon nga Zyra për Komunitete

Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci, këtë të martë po e ushtron detyrën e tij nga Zyra për Komunitete që ndodhet në fshatin Lipë të kësaj komune, e jo nga objekti komunal.


Këtë e ka konfirmuar vetë Peci në një prononcim për Telegrafin, teksa ka thënë se aty do të qëndrojë deri në orën 16:00.

“Këtu sot e kemi filluar punën dhe do të qëndrojmë deri në orën 16:00. Këtu nuk ka protestues dhe situata është e qetë”, është shprehur shkurtimisht ai.

Që nga e premtja, serbët në veri të Kosovës janë duke protestuar kundër kryetarëve të rinj të dalë nga zgjedhjet e 23 prillit

Protestuesit serbë që po kundërshtojnë kryetarët e rinj shqiptarë, janë mbledhur edhe të martën në Zveçan, ndonëse në një numër më të vogël se një ditë më parë.

Të hënën, ata janë përplasur me ushtarë të KFOR-it, pasi nuk iu kanë bindur thirrjes së misionit paqeruajtës për t’u shpërndarë.

array(3) { ["date"]=> string(19) "05-30-2023 11:56:48" ["time"]=> string(16) "30/05/2023 11:56" ["update"]=> bool(false) } 30/05/2023 11:56

Protestat po vazhdojnë, përpjekje për të organizuar një takim mes Kurtit e Vuçiqit

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak po përpiqet që të organizojë një takim ‘ad hoc’ mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Bratislavë.

Kështu mëson Radio Evropa e Lirë nga burimet diplomatike në Bruksel.


Sipas tyre, “kjo është ende një ide dhe një përpjekje” dhe “nuk ka konfirmime nga palët nëse janë apo jo të gatshme për një takim të tillë”.

Bratislava është përmendur si vend i mundshëm për takim, pasi dy udhëheqësit janë të ftuar të marrin pjesë në një konferencë për sigurinë globale që po zhvillohet në këtë vend.

array(3) { ["date"]=> string(19) "05-30-2023 11:39:51" ["time"]=> string(16) "30/05/2023 11:39" ["update"]=> bool(false) } 30/05/2023 11:39

Protestat e dhunshme në veri, policia: Dy serbë janë dërguar në mbajtje – të tjerët janë liruar

Policia e Kosovës ka njoftuar se pasditen e së hënës ka arrestuar disa serbë të cilët dyshohet se janë përfshirë në sulme ekstreme të dhunshme ndaj ushtarëve të KFOR-it, policisë dhe gazetarëve në veri të vendit.

Sipas njoftimit, me urdhër të Prokurorisë Speciale dy prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.


“Prishtinë 29.05.2023 – 18:30. Për shkak të dyshimit se kanë qenë të përfshirë në sulme ekstreme të dhunshme me mjete shpërthyese, ndaj ushtarëve të KFOR-it, policisë dhe gazetarëve, dy meshkuj të komunitetit serb me vendim të prokurorit të Prokurorisë Speciale të Kosovës janë dërguar në mbajtje për 48 orë, përderisa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin policor.

Lidhur me rastin janë duke u kryer hetime të mëtejme, nga njësitet relevante policore.

Rasti është iniciuar si “Rrezikim i personave nën mbrojtje ndërkombëtare dhe pjesëmarrje në turmë që kryejnë vepër penale dhe huliganizëm”.

array(3) { ["date"]=> string(19) "05-30-2023 11:10:08" ["time"]=> string(16) "30/05/2023 11:10" ["update"]=> bool(false) } 30/05/2023 11:10

Osmani: Bandat kriminale të mbështetura nga Vuçiqi kanë qëllim destabilizimin e Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim Zëvendës Sekretarin e Përgjithshëm për Paqe, Siguri dhe Mbrojtje në Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS), Charles Fries, i shoqëruar nga Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog dhe shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark.

Presidenca njofton se, në takim u diskutua për progresin e Kosovës drejt Bashkimit Evropian, me ç’rast presidentja Osmani ka ritheksuar përkushtimin e Republikës së Kosovës për integrimin euroatlantik.


“Ne veçanti, Presidentja ka informuar Fries për progresin e bërë në fushën e sundimit të ligjit, që përfshinë edhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit si dhe për reformat demokratike dhe për përafrimin e plotë të politikës së jashtme dhe të sigurisë me atë të BE-së. Tutje, Zëvendës Sekretari Fries vlerësoi lart bashkërendimin e Kosovës për dënimin publik dhe sanksionet kundër Rusisë si dhe përkrahjen e vazhdueshme ndaj Ukrainës”, thuhet në njoftim.

Presidentja Osmani dhe Zëvendës Sekretari Fries diskutuan edhe për zhvillimet e fundit në veri të Republikës së Kosovës.

“Presidentja ka përsëritur dënimin e fuqishëm për sulmet e strukturave ilegale serbe të shndërruara në banda kriminale kundër policisë së Kosovës, KFOR-it dhe gazetarëve. Presidentja Osmani ka potencuar se këto banda kriminale, të mbështetura nga Vuçiqi, kanë për qëllim destabilizimin e Kosovës dhe të gjithë rajonit, prandaj veprimet e tyre të rrezikshme duhet të dënohen nga të gjithë”, bën të ditur presidenca.

array(3) { ["date"]=> string(19) "05-30-2023 11:01:13" ["time"]=> string(16) "30/05/2023 11:01" ["update"]=> bool(false) } 30/05/2023 11:01

MPB mohon se ka marrëveshje për largimin e Njësisë Speciale të PK-së nga veriu

Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës, ka mohuar raportimet e mediave serbe se është arritur marrëveshje mes KFOR-it dhe protestuesve serb, për largimin e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga veriu.


Nga MPB i kanë thënë Telegrafit se nuk ka një marrëveshje të tillë.

“Jo nuk ka marrëveshje të tillë”, kanë deklaruar shkurt nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Mediat serbe raportuan se Policia e Kosovës do të tërhiqet nga veriu, konkretisht nga komuna e Zveçanit rreth orës 15:00.

Përfaqësuesit politikë të serbëve në veri, dje gjatë ditës kanë negociuar me KFOR-in, ku kanë paraqitur dy kërkesa si kusht për ndalimin e protestave.

Kërkesat e tyre ishin tërheqjen e njësisë speciale të Policisë së Kosovës nga veriu dhe moshyrja e kryetarëve shqiptarë në objektet e komunave me shumicë serbe në veri.

Nga KFOR-i nuk janë bërë deklarime në lidhje me këto kërkesa.

Më 29 maj u arrestuan pesë të dyshuar për dhunën ndaj pjesëtarëve të KFOR-it në komunën e Zveçanit.

Trupat e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë ndërhynë në Zveçan dhe gjatë përleshjeve u lënduan 30 ushtarë të KFOR-it dhe dhjetëra protestues.

array(3) { ["date"]=> string(19) "05-30-2023 10:57:46" ["time"]=> string(16) "30/05/2023 10:57" ["update"]=> bool(false) } 30/05/2023 10:57

Kryetari i Leposaviqit dhe ai i Mitrovicës së Veriut në objektet komunale

Kryetari i Mitrovicës Veriore, Erden Atiq dhe ai i Leposaviqit, Lulzim Hetemi janë ende në detyrë dhe po qëndrojnë në objektet e komunave përkatëse.

Siç merr vesh REL-i, kryetari i Leposaviqit ka mbetur brenda objektit të komunës që nga dita e djeshme, për “arsye sigurie”.


Më shumë detaje nuk dihen, ndërsa Telegrafi ka provuar të kontaktojë me Atiq dhe Hetemin, por të njëjtit nuk kanë qenë të qasshëm.

Që nga e premtja, serbët në veri të Kosovës janë duke protestuar kundër kryetarëve të rinj të dalë nga zgjedhjet e 23 prillit.

array(3) { ["date"]=> string(19) "05-30-2023 10:33:17" ["time"]=> string(16) "30/05/2023 10:33" ["update"]=> bool(false) } 30/05/2023 10:33

Policia: Situatë e qetë, por e brishtë në komunat e veriut

Situata në komunat veriore po vlerësohet të jetë e brishtë, por e qetë deri në këto momente.

Kështu ka konfirmuar Policia e Kosovës, të cilët thonë se ditën e hënë në tri komunat veriore, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan grupe kriminale kanë shfaqur dhunë ekstreme, transmeton Telegrafi.


“Referuar rrethanave dhe zhvillimeve të ndodhura dje (29.05.2023), ku protestues, individë/grupe kriminale, me dhunën ekstreme të shfaqur, kanë bërë që situata në aspektin e sigurisë në veri të vendit të përshkallëzohet dhe të degradojë deri në rrezikim të jetës së njerëzve, përfshirë jetën e zyrtarëve të institucioneve të sigurisë”, thotë Policia.

Policia shton tutje, se protestat në tri komunat në veri të vendit Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan po vazhdojnë edhe sot pranë objekteve komunale, situata aktualisht vlerësohet të jetë e brishtë, por e qetë.

“Policia e Kosovës, sipas detyrës zyrtare, po vazhdon me angazhime në ofrimin e sigurisë dhe mbarëvajtjen e protestave, si dhe po bashkëpunon/koordinon aktivitetet me KFOR-in dhe institucionet relevante. Njëkohësisht njësitet policore janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore lidhur me rastet dhe zhvillimet e djeshme”, vijon reagimi.

array(3) { ["date"]=> string(19) "05-30-2023 10:30:13" ["time"]=> string(16) "30/05/2023 10:30" ["update"]=> bool(false) } 30/05/2023 10:30

KPM dënon sulmet ndaj mediave dhe gazetarëve gjatë raportimit të ngjarjeve në veri

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) ka dënuar ashpër sulmet ndaj mediave dhe gazetarëve gjatë raportimit të ngjarjeve në komunat veriore të Kosovës.

Përmes një komunikate për media, KPM-ja ka deklaruar se po i përcjell me vëmendje raportimet e mediave si dhe ka shprehur shqetësimin e saj të thellë për sulmet tashmë të evidentuara ndaj gazetarëve, ekipeve te televizioneve dhe pronës se tyre.


“Veprime të tilla që më së paku mund të cilësohen si huligane janë totalisht të papranueshme dhe sulm direkt ndaj informacionit dhe fjalës së lirë të mediave si vlera të panegociueshme të shoqërisë sonë”, thuhet në reagimin e tyre.

KPM-ja gjithashtu ka vlerësuar lartë guximin dhe angazhimin e secilit gazetar e medium për të ofruar informacione në kohë reale.

Njëkohësisht ka kërkuar nga institucionet kompetente që sa më parë të vendosin para drejtësisë autorët e këtyre sulmeve, në mënyrë që të ofrohet ambient i sigurt për të ushtruar lirshëm profesionin e gazetarisë në shërbim të publikut.

“KPM inkurajon fuqishëm të gjithë gazetarët që të kryejnë misionin e tyre, duke qenë në shërbim të informimit të saktë, korrekt e të paanshëm si elemente shumë të rëndësishme të mirëqenies dhe jetës demokratike në vendin tone”, bëhet e ditur më tej.

array(3) { ["date"]=> string(19) "05-30-2023 10:14:59" ["time"]=> string(16) "30/05/2023 10:14" ["update"]=> bool(false) } 30/05/2023 10:14

Pamje që tregojnë dhunën e grupeve kriminale ndaj ushtarëve të KFOR-it

Grupe kriminale kanë sulmuar të hënën ushtarët e KFOR-it

Protesta ishte e dhunshme dhe u dënua nga BE, NATO, SHBA, Britani e Madhe, Franca e Zvicra.


30 ushtarë të KFOR-it u lënduan si dhe u penguan dhe sulmuan edhe ekipet e mediave.

Në protestë fillimisht ishin zyrtarët e Listës serbe, por ata nuk u mirëpritën nga organizatorë e protestave.

Gjithashtu protestuesit dogjën dhe sulmuan veturat e mediave.