“Natën e mirë, mirëmëngjesi” -Momenti viral i Anglisë pas suksesit në Kupën e Botës 2026


Faqja zyrtare e kombëtares së Anglisë në rrjetet sociale është bërë virale pas një kombinimi humoristik postimesh të publikuara menjëherë pas fitores 3-2 ndaj Meksikës në raundin e 1/16 të Kupës së Botës 2026.
Vetëm dy minuta pasi publikuan mesazhin “Natën e mirë, tifozë të Anglisë!”, administruesit e faqes surprizuan sërish ndjekësit me postimin e radhës: “Mirëmëngjes, tifozë të Anglisë!”.

Ky ndrrim i shpejtë ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, ku tifozët e kanë kthyer situatën në humor, duke komentuar se stafi i mediave sociale “nuk pati as kohë të flejë” apo duke ironizuar me shprehje si “dielli nuk perëndon kurrë për Anglinë”.
Situata është shpërndarë gjerësisht si një shembull tipik i humorit dhe banter-it në futbollin modern në rrjetet sociale, duke u kthyer në një nga momentet më të komentuara pas ndeshjes.
Kombëtarja e Anglisë siguroi një fitore dramatike 3-2 ndaj Kombëtares së Meksikës, por vëmendjen më të madhe pas ndeshjes e mori pikërisht aktiviteti i tyre në rrjetet sociale. /Telegrafi/












































