Pas një kohe të gjatë, Nate Diaz po rikthehet në UFC. Favoriti i Stockton kishte qenë jashtë kompeticionit më luftarak në botë, por që tani është i gatshëm.

Ndeshja e tij e fundit ishte me Conor McGregor në UFC 202, kur ishin përballur për një rimeç.

Të gjitha lajmet nga Nate Diaz Të gjitha lajmet nga Nate Diaz

Por, Diaz do të rikthehet tani në karrierën e tij në MMA, pasi që ka rëndë dakord që të përballet me kundërshtarin e tij të radhës, Anthony Pettis, në kuadër të UFC 241 më 17 gusht.

Sipas ESPN, UFC është duke i përfunduar edhe meçet e tjera, gjersa është duke i dhënë rëndësi më të madhe meçit në mes të Diaz dhe Pettis.

Të gjitha lajmet nga Nate Diaz Të gjitha lajmet nga Nate Diaz
Reklama

Pettis bëri një debutim sensacional në muajin mars. Pasi bëri kampanjën në peshat e mesme, ai ka kaluar në kategorinë super të mesme, për t’u përballur me Stephen Thompson. /Telegrafi/

Reklama