LAJMI I FUNDIT:

Nate Diaz e ka goditur gazetarin gjatë intervistës, teksa pretendonte se ka folur keq për të në rrjetet sociale

Nate Diaz e ka goditur gazetarin gjatë intervistës, teksa pretendonte se ka folur keq për të në rrjetet sociale
(Foto: Screenshot/YouTube/MMAWeekly.com)

Nate Diaz është nevrikosur dhe e ka goditur një gazetar, i cili dukej se po bënte një pyetje të pafajshme.

Ngjarja ka ndodhur të shtunën mbrëma në prapaskenat e ‘UFC 276’, pasi reporteri thuhet të ketë bërë postime në lidhje me yllin e UFC-së.

37-vjeçari ndodhej në T-Mobile Arena në Las Vegas për të shkuar meçin ndërmjet Israel Adesanya dhe Jared Cannonier.

Pas duelit, atij i ishte afruar gazetari nga Full Send MMA, për të cilin Diaz ka thënë se kishte folur keq për të në Twitter.

Edhe pse fillimisht e lejoi intervistën që të zhvillohej, luftëtari i arteve të përziera marciale ka reaguar shpejt, pasi e ka pyetur në lidhje me Sean O’Malley.

Më i miri i Stocktonit, ai është këtu për ta monitoruar Sugar Sean (O’Malley), apo jo?”, ka thënë gazetari.

U bë virale videoja në internet - Nate Diaz kërcënohet nga personi që qëndronte me pije në dorë
Lexo po ashtu U bë virale videoja në internet - Nate Diaz kërcënohet nga personi që qëndronte me pije në dorë

Më pas, Diaz i ka pëshpëritur në vesh: “Jo, më mirë ke kujdes me postimet e fundit rreth meje në Twitter”.

Kësaj, gazetari i është përgjigjur: “Oh, e di”.

Nuk dihet me saktësi se çfarë ka shkruar ai për ta sjellë Diazin deri në atë pikë sa ta godiste, edhe pse në rrjetet sociale po spekulohet se incidenti ka qenë i montuar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Unë thjeshtë dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Përfaqësueset
Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Ndërkombëtare
Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Përfaqësueset
Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Përfaqësueset
Kalo në kategori