LAJMI I FUNDIT:

Naser Selmani: Ka përparim por jemi larg reformave të thella në media

Naser Selmani: Ka përparim por jemi larg reformave të thella në media

Kryetari i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë, Naser Selmani, i’u drejtua sot Këshillit Kombëtar për Integrim Evropian, ku u shqyrtua raporti i Komisionit Evropian.

Selmani tha se të gjithë pajtohen se ka progres krahasuar me vitin e kaluar, por që jemi larg reformave serioze të medias. Ai vuri në dukje se vërejtja kryesore është politika e mosndëshkimit për sulme ndaj gazetarëve. “Mesazhi më i rëndësishëm, i dërguar nga Komisioni Evropian nëpërmjet këtij raporti, është zero tolerancë ndaj sulmeve fizike dhe verbale ndaj gazetarëve. Në vendet të lira dhe demokratike nuk ka vend për rrahjen dhe frikësim të gazetarëve, ndërsa kur ajo ndodh, institucionet duhet të kenë kapacitet për të kryer hetime efikase për të identifikuar dhe ndëshkuar sulmuesit”, tha Selmani.


Sipas tij, KE njohu nevojën për një reformë të thellë në Radio Televizionin e Maqedonisë, veçanërisht në fushën e pavarësisë institucionale dhe editoriale.

Në fund, Selmani përshëndeti pjesëmarrjen e opozitës në procesin e reformës së media dhe i kërkoi të gjithëve që të angazhohen në mënyrë konstruktive në debatin e amendamenteve për SHGM. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Lajme
Deputeti i PDK akuzon ministrin Sveçla: Ka ndërmarrë veprime në veri pa e pyetur fare drejtorin e Policisë

Deputeti i PDK akuzon ministrin Sveçla: Ka ndërmarrë veprime në veri pa e pyetur fare drejtorin e Policisë

Siguri
Pas Danimarkës edhe Austria planifikon marrëveshje që të burgosurit të vuajnë dënimin në Kosovë

Pas Danimarkës edhe Austria planifikon marrëveshje që të burgosurit të vuajnë dënimin në Kosovë

Lajme
Hakerët rusë sulmojnë faqet e institucioneve, Gërvalla: Rusia po kryen sulm hibrid ndaj Kosovës

Hakerët rusë sulmojnë faqet e institucioneve, Gërvalla: Rusia po kryen sulm hibrid ndaj Kosovës

Lajme
Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Lajme
Kalo në kategori