LAJMI I FUNDIT:

Nasri flet për momentet acaruese me Mancinin: Hoqa këpucët dhe do ta gjuaja me to

Nasri flet për momentet acaruese me Mancinin: Hoqa këpucët dhe do ta gjuaja me to

Samir Nasri ka qenë një nga elementët më të vlefshëm për Manchester Cityn, sidomos në sezonin kur “Qytetarët” fituan titullin e Ligës Premier.

Në atë kohë, Man City drejtohej nga italiani Roberto Mancini, teksa francezi tregon se jo gjithçka ka shkuar mirë në marrëdhënien e tij me trajnerin.


Madje, tensioni kishte arritur kulmin në një ndeshje të kampionatit kundër Wolverhampton ku Nasri ishte bërë gati ta godiste me këpucë teknikun Mancini.

“Gjatë pjesës së parë ai më fliste vazhdimisht. Në pushim i thashë të ndalonte dhe të mos e bënte më këtë, ose në të kundërt le të më zëvendësonte nëse ishte i pakënaqur. Ndërkohë, në dhomat e zhveshjes hoqa këpucët dhe u ula afër Yaya Toure, i thashë se nëse Mancini do të më fliste atëherë do t’i gjuaja me këpucë”.

“U kapa me fjalë me Mancinin dhe e kam ofenduar shumë. Ditën tjetër u largova për në Paris, ndërsa presidenti foli me Mancinin dhe i tha se nëse unë isha në formë atëherë do të fitonim pasi ai kishte planifikuar që të qëndroja në stol në sfidën ndaj Man United”.

“Presidenti më pagoi edhe biletën e kthimit nga Franca, ndërsa në Mancinin u shua inati”, tregon Nasri. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Në fushë, zhveshtore dhe rrugë – pamje nga festa madhështore e Scudettos së 20-të të Interit

Në fushë, zhveshtore dhe rrugë – pamje nga festa madhështore e Scudettos së 20-të të Interit

Serie A
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon trajnerin favorit për ta zëvendësuar Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon trajnerin favorit për ta zëvendësuar Kloppin

Premier League
Humbja nga Reali sjell diçka të mirë te Barcelona, Xavi merr vendimin e madh?

Humbja nga Reali sjell diçka të mirë te Barcelona, Xavi merr vendimin e madh?

La Liga
Nga xhirimi i ngadalësuar, duket se shuhen dilemat se a ishte gol apo jo gjuajtja e Yamal

Nga xhirimi i ngadalësuar, duket se shuhen dilemat se a ishte gol apo jo gjuajtja e Yamal

La Liga
Kalo në kategori