LAJMI I FUNDIT:

Napoli mendon për Luizin

Napoli mendon për Luizin
David Luiz pas finales së FA Cup ndaj Manchester Unitedit në Wembley (Foto: Getty Images)

Raportohet se Napoli do të ofrojë 30 milionë euro për David Luizin.

Mbrojtësi brazilian nuk po luan te Blutë dhe kështu është në kërkim të një skuadre të re.


Sipas Il Mattino, presidenti Aurelio De Laurentiis është duke konsideruar të bëjë një ofertë për Luiz, që shikohet i nevojshëm për mbrojtjen e Carlo Ancelottin për sezonin e ri.

Luiz me disa lojtarë të Chelseat pas finales ndaj Manchester Unitedit (Foto: Getty Images)

31-vjeçari ka bërë vetëm dhjetë paraqitje nën urdhrat e Antono Contes dhe ka shënuar një gol.

Ai nuk ka luajtur që nga 2 shkurti, më saktë në humbjen 4-1 ndaj Watforidit.

Formacioni me lojtarët që nuk janë ftuar në Botërorin 'Rusia 2018'
Lexo po ashtu Formacioni me lojtarët që nuk janë ftuar në Botërorin 'Rusia 2018'

Luiz shquhet për lojën në ajër dhe bashkëpunimin me pjesën tjetër të mbrojtjes.

Vlen të theksohet se nga paraqitjet e pakta me Blutë ai nuk është ftuar as nga Përfaqësuesja e Brazilit. /Telegrafi/