LAJMI I FUNDIT:

Naomi Osaka fiton turneun në Australian Open

Naomi Osaka fiton turneun në Australian Open
(Foto: Instagram/naomiosaka)

Naomi Osaka ia del sërish mbanë. Tenistja japoneze është fituese e turneut të parë Grand Slam të vitit, Australian Open, kompeticion që e fiton për herë të dytë pas atij të vitit 2019.

Për më tepër, për osakën ky triumf në Melbourne është edhe titulli i saj i katërt Grand Slam në karrierë pas sukseseve në US Open në 2018 e 2020 dhe pikërisht Australian Open të dy viteve më parë.


Në finale, Naomi Osaka mposhti amerikanen Jennifer Brady me rezultatin 2-0 në një ndeshje në të cilën ajo u shfaq superiore ndaj kundërshtares së saj duke regjistruar në të njëjtën kohë edhe fitoren e saj të 21 radhazi – transmeton Top Channel.

(Foto: Instagram/naomiosaka)

Osaka që në gjysmëfinale eliminoi një legjendë të tenisit botëror, si Serena Williams, nuk shpenzoi shumë kohë për të mposhtur kundërshtaren e saj në këtë finale të Australian Open.

Në setin e parë pati një lloj ekuilibri mes dy tenisteve që në një moment fituan nga një game me shërbimet e njëra-tjetrës për të shkuar deri në 4-4. Por, në dy gemet e fundit, Osaka u shfaq superiore ndaj Brady duke i fituar ato dhe krejt setin 6-4.

Në setin e dytë, osaka shumë shpejt mori kryesimin në 4-0 duke u shfaqur dominuese ndaj Jennifer Brady.

Amerikania tregoi në një moment krenarinë duke e shkurtuar diferencën në 4-2 me game, e më pas në 5-3, por Osaka nuk e zgjati më shumë këtë sfidë duke fituar edhe gemin e nëntë dhe krejt fraksionin e dytë 6-3 e ndeshjen 2-1 për të ngritur sërish trofeun e Australian Open.

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Premier League
Kalo në kategori