LAJMI I FUNDIT:

Naomi Campbell plot stil e elegancë në Javën e Modës në Londër

Naomi Campbell plot stil e elegancë në Javën e Modës në Londër

Naomi Campbell, 53-vjeçare, duket tipike elegante me një pallto jeshile teksa përshëndet një mik me një puthje në shfaqjen “Burberry” gjatë Javës së Modës në Londër.

Campbell u pa duke ndarë një puthje miqësore me një mik në shfaqjen e modës “Burberry Spring Summer 2024” gjatë Javës së Modës në Londër të hënën, shkruan Daily Mail.


Supermodelja, 53-vjeçare, dukej elegante me një pallto të gjelbër dhe pantallona të ngjashme.

Ajo e rriti gjatësinë e saj me taka të mprehta e gjithashtu vendosi syze të diellit të errëta me përmasa të mëdha në eventin e mbushur me yje.

Foto: Screenshot/Daily Mail

Naomi u fotografua më vonë duke ecur krah për krah me një shok tjetër mashkull.

Kjo vjen pasi Naomi zbuloi arsyen e vërtetë që ajo bashkëpunoi me “PrettyLittleThing” në dokumentarin e ri.

Modelja i befasoi fansat në fillim të këtij viti duke zbuluar se ajo do t’i bashkonte forcat me shitësin e modës për të krijuar koleksionin e saj ‘Designed by Naomi Campbell’.

Foto: Screenshot/Daily Mail

Dhe në një film të ri dypjesësh, Campbell zbuloi se nuk mendonte se “brezi i ri” e dinte se kush ishte ajo.

53-vjeçarja mund të shihej duke bërë një sërë pamjesh në modë teksa e la kamerën prapa skenave dhe i hodhi një vështrim procesit krijues në koleksionin e saj.

“Unë mund të flas me një brez të ri, për të cilin as që mendoja se më njihnin”, tha fillimisht Campbell.

Foto: Screenshot/Daily Mail

“Kur mendoj se moda, moda nuk diskriminon. Mezi pres të shoh të gjitha këto gra të reja bukuroshe t’i veshin modelet e mia.”

“Dua që vajzat e reja të marrin nga ky koleksion e të jenë vetvetja, të ndihen të sigurta në mënyrën se si i veshin këto rroba të dizajnuara nga unë dhe të interpretojnë se kush janë ato në veshje”, përfundoi modelja. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/Daily Mail
Foto: Screenshot/Daily Mail
Foto: Screenshot/Daily Mail

Në trend Magazina

Më shumë
Blero ndahet përfundimisht nga e dashura e tij

Blero ndahet përfundimisht nga e dashura e tij

Magazina
Sara Hoxha befason me deklaratën: S'kam qenë kurrë bashkëshortja e Ledri Vulës

Sara Hoxha befason me deklaratën: S'kam qenë kurrë bashkëshortja e Ledri Vulës

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Kim Kardashian e ftuar nderi në Shtëpinë e Bardhë, pritet nga zëvendëspresidentja Kamala Harris për të diskutuar mbi reformën në drejtësi penale

Kim Kardashian e ftuar nderi në Shtëpinë e Bardhë, pritet nga zëvendëspresidentja Kamala Harris për të diskutuar mbi reformën në drejtësi penale

Magazina
Ish-banorja e BBVA 2, Jori Delli vjen atraktive në pozat e reja nga pushimet në Dubai

Ish-banorja e BBVA 2, Jori Delli vjen atraktive në pozat e reja nga pushimet në Dubai

Magazina
Kalo në kategori