LAJMI I FUNDIT:

Nainggolan konfirmon kalimin te Interi?

Nainggolan konfirmon kalimin te Interi?
(Foto: Getty Images)

Radja Nainggolan duket se ka konfirmuar se do të largohet nga Roma për Interin duke shkruar se “ndonjëherë bëjnë zgjedhje për ty…”.

Mesfushori belg besohet të jetë afër me përfundimin e një transferimi prej 24 milionë eurosh te Interi në Giussepe Meazza.


Lojtari i talentuar Nicolo Zaniolo dhe mbrojtësi italian Davide Santon pritet të shkojnë gjithashtu në anën tjetër si pjesë e marrëveshjes.

Nainggolan i Interit, rrugës edhe Dembele
Lexo po ashtu Nainggolan i Interit, rrugës edhe Dembele

Transferimi i tij është përfolur shumë si i kryer me sukses dhe tani ka ardhur edhe një ‘konfirmim’ nga vet mesfushori belg.

Naiggolan është njëri nga lojtarët më të mirë në Serie A viteve të fundit (Getty Images)

Ninja duket se e ka konfirmuar këtë transferim, duke iu përgjigjur komentit të tifozëve në rrjetin social Instagram.

Nainngolan ka zgjedhur edhe numrin te Interi, preferon 'stilin Zamorano'?
Lexo po ashtu Nainngolan ka zgjedhur edhe numrin te Interi, preferon 'stilin Zamorano'?

“Mos besoni se unë jam i lumtur që duhet të largohem nga këtu”, shkroi fillimisht Nainggolan.

“Nganjëherë bëjnë zgjedhje për ty”, përfundoi belgu.

Nainggolan do të bashkohet me ish-trajnerin e Romës, Luciano Spalletti, në Milano dhe mendohet se tashmë e ka zgjedhur edhe numrin e fanellës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Ndërkombëtare
Man City në telashe të mëdha – Liga Premier jep paralajmërimin lidhur me shkeljen e 115 rregullave

Man City në telashe të mëdha – Liga Premier jep paralajmërimin lidhur me shkeljen e 115 rregullave

Premier League
Klopp thyen heshtjen për vendimin e Liverpoolit për emërimin e Arne Slot dhe zbulon këshillat që do t'i jepte zëvendësuesit të tij

Klopp thyen heshtjen për vendimin e Liverpoolit për emërimin e Arne Slot dhe zbulon këshillat që do t'i jepte zëvendësuesit të tij

Premier League
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Kalo në kategori