LAJMI I FUNDIT:

Nagavci i reagon Mustafës: Po flet njëjtë si partneri juaj i vjetër Hashim Thaçi

Nagavci i reagon Mustafës: Po flet njëjtë si partneri juaj i vjetër Hashim Thaçi

Nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci ka reaguar ndaj kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa i cili tri interpelancat e sotme për kryeministrin Avdullah Hoti, i quajti mësymje kundër kryeministrit.

Nagavci përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se ky reagim i Mustafës tregon jo vetëm gjendjen dëshpëruese në të cilën kanë rënë, papërgjegjësinë e plotë, por edhe mënyrën se si e shohin pushtetin, pra pa llogaridhënie, pa transparencë e pa kompetencë.

“Zt. Mustafa e di se sot me Kryeministrin jolegjitim nuk janë as 60 deputetë, as pjesa dërmuese e qytetarëve, andaj dhe mundohen të ikin nga përgjegjësia dhe të shmangin zgjedhjet. Gjithë çfarë̈ u ka mbetur është të fshihen si zakonisht në deklarata për kinse miqësinë̈, ndonëse të pabaza e të paqena”, ka shkruar Nagavci.

Mustafa i quan mësymje kundër Hotit, tri interpelancat e thirrura nga LVV-ja
Lexo po ashtu Mustafa i quan mësymje kundër Hotit, tri interpelancat e thirrura nga LVV-ja

Postimi i plotë:

E drejta për mbikëqyrjen e punës së Qeverisë nga ana e deputetëve është e garantuar me Kushtetutë dhe Rregullore të Kuvendit.
Reagimi i Kryetarit të LDK-së për interpelancat e thirrura nga deputetët e LV! tregon jo vetëm gjendjen dëshpëruese në të cilën kanë rënë, papërgjegjësinë e plotë, por edhe mënyrën se si e shohin pushtetin, pra pa llogaridhënie, pa transparencë e pa kompetencë. Zt. Mustafa e di se raportimi i Kryeministrit është përgjegjësi e tij, ndonëse zt. Hoti është Kryeministër jolegjitim, por ai zgjedh ta quaj “mësymje kundër Kryeministrit Hoti”.
Viktimizohet e mundohet të ndihmojë vartësin e tij duke folur me gjuhën e partnerit të tij të vjetër, Zt. Thaçi. Njëjtë fliste dhe ai: ”Jeni kundër Amerikës”. E në të njejtën kohë vazhdon angazhimin për të shtyrë përpara Zajednicën, projektin e nisur nga Thaçi e të vazhduar nga ai vet.
Zt. Mustafa e di se sot me Kryeministrin jolegjitim nuk janë as 60 deputetë, as pjesa dërrmuese e qytetarëve, andaj dhe mundohen të ikin nga përgjegjësia dhe të shmangin zgjedhjet. Gjithë çfarë u ka mbetur është të fshihen si zakonisht në deklarata për kinse miqësinë, ndonëse të pabaza e të paqena. /Telegrafi/ 

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori