LAJMI I FUNDIT:

Nafta mbi 55 dollarë për fuçi

Nafta mbi 55 dollarë për fuçi
SIGNAL HILL, CA - MARCH 5: Pumps draw petroleum from oil wells through the night as the cost of crude oil tops $104 per barrel in its surge to new record high prices March 5, 2008 in Signal Hill, California. The cost of crude has California drivers paying more than ever. Statewide gas prices are now 58 cents a gallon higher than the same time last year. (Photo by David McNew/Getty Images)

Çmimet e naftës u regjistruan në rritje gjatë sesionit të fundit të javës, duke marrë shtysë nga kërkesa e fortë nga Kina, si dhe shkurtimi i prodhimit nga vendet e OPEC.

Në çelje të sesionit të sotëm, nafta Brent e Londrës kuotohej pranë nivelit të 55.68 dollarëve për fuçi, ndërsa ajo bruto amerikane pranë 53.03 dollarëve për fuçi. Importet e arit të zi në Kinë u rritën me 27.5 për qind gjatë Janarit tregojnë të dhënat e fundit, duke prekur nivelin e tretë më të lartë në të gjithë historinë.


Nga ana tjetër, vendet e organizatës së vendeve eksportuese së bashku me Rusinë, po vijojnë të shkurtojnë prodhimin, me objektivin për të ulur me 1.8 milion fuçi në ditë prodhimin total brenda gjysmës së dytë të këtij viti. /Telegrafi/