LAJMI I FUNDIT:

“Mytma Beatin” nesër në kërkimin e talentëve në Podujevë

“Mytma Beatin” nesër në kërkimin e talentëve në Podujevë
Foto: Instagram

Emisioni më i ri “Mytma Beatin” tashmë po u jep mundësin shumë artistëve të rinj që të shfaqin talentin e tyre.

Përkatësisht të tillë janë nga rryma e muzikës hip-hop, ndërsa vijnë nga vende të ndryshme të Kosovës.


Në episodin e radhës, i cili do të transmetohet nesër në orën 23:00, do të prezantohen artistët nga Podujeva.

View this post on Instagram

A post shared by MytmaBeatin (@mytmabeatin)

Emisioni gjithashtu jepet direkt edhe në kanalin zyrtar të “Mytma Beatin” në YouTube.

Ndërkohë për të rejat më të fundit rreth artistëve të rinj dhe emisionit, shikuesit mund të vizitojnë faqen e tyre zyrtare në Instagram, ku shumica edhe mund të bëhen pjesë e “Mytma beatin”, duke realizuar video me këngët që interpretohen në emision.

View this post on Instagram

A post shared by MytmaBeatin (@mytmabeatin)

Në fund të këtij emisioni maratonik 12 javor, fituesi i përzgjedhur do të fitojë falas një këngë dhe klip profesional, gjersa do të ketë shpërblime edhe për vendin e dytë dhe të tretë. /Telegrafi/