LAJMI I FUNDIT:

Mysafiri special i Ronaldos në ndeshje me Legian, dikur lojtar i njohur – tashmë i sëmurë rëndë (Foto)

Mysafiri special i Ronaldos në ndeshje me Legian, dikur lojtar i njohur – tashmë i sëmurë rëndë (Foto)

Real Madridi kishte një mysafirë special në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Legias.

Në Santiago Bernabeu, Cristiano Ronaldo kishte ftuar në stadium ish-futbollistin holandez Fernando Ricksen.


Pas ndeshje Ronaldo i dhuroi fanellën e tij që kishte luajtur në atë ndeshje.

ronaldo-1
Ronaldo pas ndeshjes me agjentin e tij Jorge Mendes, presidentin Florentino Peres dhe ish futbollistin Ricksen.

Ricksen ka luajtur për skuadra si Fortuna Sittard, AZ Alkmaar, Rangers dhe Zenit Saint Petersburg, por u pensionua në vitin 2013 kur i diagnostikua me ALS.

Fernando Ricksen ditën kur u pensionua
Fernando Ricksen ditën kur u pensionua

Ronaldo vazhdon të jetë një model se si një lojtar i madh duhet të përkrahe kauza të drejta. /Telegrafi/