LAJMI I FUNDIT:

Mustafi shqyrton të ardhmen e tij te Arsenali

Mustafi shqyrton të ardhmen e tij te Arsenali
Bernd Leno dhe Shkodran Mustafi (Foto: Justin Setterfield/Getty Images/Guliver)

Mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi pranon se po ri-mendon të ardhmen e tij me Arsenalin.

27-vjeçari u vlerësua si i tepërt me kërkesat e ish-trajnerit, Unai Emery.


Emery madje ndërmori hapin e pazakontë për të deklaruar publikisht se do të ishte “pozitive që ai të largohej dhe të nënshkruajë për një ekip tjetër”.

Arteta nuk është i bindur në largimin e Mustafit: E di historinë e tij, largimi varet nga ai
Lexo po ashtu Arteta nuk është i bindur në largimin e Mustafit: E di historinë e tij, largimi varet nga ai

Por, me ardhjen e Mikel Artetas ka rilindur edhe mbrojtësi shqiptar, i cili tani po ri-mendon të ardhmen e tij në Emirates.

“Unë gjithmonë i kam marrë gjërat ditë pas dite”, ka thënë fillimisht Mustafi për London Evening Standard.

Arteta me fjalë të mëdha për Mustafin: Ka guxim të madh
Lexo po ashtu Arteta me fjalë të mëdha për Mustafin: Ka guxim të madh

Ne patëm një lojë të enjten, ne kemi ndeshjen tjetër të rëndësishme në fundjavë dhe për aq kohë sa unë jam duke luajtur për një klub – nuk ka rëndësi cilin, gjithmonë jap gjithçka deri në minutën e fundit”.

“Kur vendos, ose kur klubi dhe unë vendosim që të vazhdojë, unë jam i lumtur që do të vazhdoj. Nëse jo, atëherë duhet të shkojmë përpara”, përfundoi shqiptari. /Telegrafi/