LAJMI I FUNDIT:

Mustafi drejt rikthimit në Serie A, Milani ka gati ofertën për të

Mustafi drejt rikthimit në Serie A, Milani ka gati ofertën për të
Shkodran Mustafi. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)

Shkodran Mustafi mund të rikthehet në kampionatin italian Serie A.

Mbrojtësi shqiptar pritet të largohet nga Arsenali pas tri viteve të kaluara në Londër.


Milani është skuadra që ka shprehur interesim për ta rikthyer në Serie A, kampionin e botës me Gjermanin në vitin 2014.

Shkodran Mustafi. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)

Rossonerët janë gati të shpenzojnë rreth 25 milionë euro për transferimin e Mustafit në San Siro.

27-vjeçari nuk e ka pasur sezonin më të mirë te Arsenali dhe kjo është arsyeja që po mendon largimin nga klubi.

Në rast transferimi te Milani, për Mustafin do të ishte rikthim në Serie A pasi ka luajtur me fanellën e Sampdorias nga viti 2012 deri në vitin 2014. /Telegrafi/