LAJMI I FUNDIT:

Mustafa vlerëson votën e deputetëve të PDK-së për buxhetin

Mustafa vlerëson votën e deputetëve të PDK-së për buxhetin

Kreu i LDK-së Isa Mustafa, ka vlerësuar përkrahjen e deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, në votimin e amendamenteve të propozuara në Kuvend dhe aprovimin e ndryshimeve të buxhetit.

Reklama

Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, Mustafa tha se aprovimi i ndryshimeve të buxhetit do të hapë mundësi në rimëkëmbjen e ekonomisë së vendit dhe se përmes tij do të luftohet pandemia që ka shkaktuar coronavirusi.

Tutje, i pari i LDK-së vlerësoi përkushtimin e deputetëve të pozitës dhe sidomos të PDK-së, që në këto rrethana kapërcyen interesat politike-partiake dhe votuan amendamentet e propozuara për ndryshimin e buxhetit.

Miratohet në lexim të dytë rishqyrtimi i buxhetit të Kosovës
Lexo po ashtu Miratohet në lexim të dytë rishqyrtimi i buxhetit të Kosovës

“Aprovimi i ndryshimeve të buxhetit, të cilat hapin mundësi për fokusim më të madh në luftë kundër Covid-19 dhe rimëkëmbje ekonomike flet qartë për një vetëdije të deputetëve që kapërcen interesat e ngushta partiake. Vlerësoj lartë përkushtimin e deputetëve të pozitës dhe përkrahjen e rëndësishme, sidomos të deputetëve të PDK-së në këto rrethana të rënda për vendin”, ka shkruar Mustafa.

Në fund, kreu i LDK-së tha se beson në implementimin e zotimeve të qeverisë së kryeministrit Avdullah Hoti.

“Besoj se Qeveria do të veprojë me efikasitet në implementimin e zotimeve të saj”, përfundoi Mustafa.

Në trend Lajme

Më shumë
Zgjedhje të reja në katër komunat në veri? Çfarë parasheh Ligji për Vetëqeverisje Lokale

Zgjedhje të reja në katër komunat në veri? Çfarë parasheh Ligji për Vetëqeverisje Lokale

Jehona Hulaj
Skenderaj, dy vajza të mitura largohen nga shtëpia dhe përmes telefonit i shkaktojnë dhunë psikike nënës së tyre

Skenderaj, dy vajza të mitura largohen nga shtëpia dhe përmes telefonit i shkaktojnë dhunë psikike nënës së tyre

Lajme
Tri kërkesat e Escobarit dhe Lajçakut për tejkalimin e situatës në veri dhe deklaratat e Kurtit – vazhdojnë takimet

Tri kërkesat e Escobarit dhe Lajçakut për tejkalimin e situatës në veri dhe deklaratat e Kurtit – vazhdojnë takimet

Lajme
“Jemi thellësisht të shqetësuar për situatën në veri”, Lajçak përmend sërish tri kërkesat për Kurtin

“Jemi thellësisht të shqetësuar për situatën në veri”, Lajçak përmend sërish tri kërkesat për Kurtin

Lajme
​Qindra protestues edhe sot para objekteve komunale në veri

​Qindra protestues edhe sot para objekteve komunale në veri

Lajme
Nis studimi i fizibilitetit për ndërtimin e Digës së Dragaçinës në Suharekë

Nis studimi i fizibilitetit për ndërtimin e Digës së Dragaçinës në Suharekë

Lajme
Kalo në kategori