LAJMI I FUNDIT:

Mustafa uron Beyer: Do të mbrojë interesat e shtetit tonë

Mustafa uron Beyer: Do të mbrojë interesat e shtetit tonë

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, me rastin e zgjedhjes së deputetit të CDU-së, Peter Beyer si raportues për Kosovën në Këshillin e Evropës ka dërguar një telegram urimi.

Mustafa ka uruar zgjedhjen e Peter Beyer, duke thënë se ky është një lajm i mirë për Kosovën pasi që në vizitën e tij në LDK në shtator të këtij viti, Beyer kishte përsëritur zotimin e tij se do ta mbështesë Kosovën në proceset e ardhshme.

Telegrami i Mustafës:

“Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,

Shpreh urimet e mia për mikun tim dhe të Kosovës, z. Peter Beyer për zgjedhjen e tij si raportues për Kosovën në Këshillin e Evropës. Zgjedhja e tij është lajm i mirë dhe tepër me rëndësi për popullin e Kosovës.

Në vizitën e tij më 3 shtator të këtij viti në LDK, z. Beyer ka përsëritur zotimin e tij që ta mbështesë Kosovën në proceset e ardhshme.

Lidhja Demokratike e Kosovës është e lumtur për bashkëpunimin që ka me partinë simotër CDU, prandaj jemi të bindur që edhe z. Beyer do të mbrojë interesat e shtetit tonë”.

Ndryshe deputeti i Bundestagut gjerman, Peter Beyer është zgjedhur raportues i Kosovës në Këshillin e Evropës , gjatë votimit të sotëm në Komitetin për Politikë të Jashtme dhe Demokraci të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Ai ka fituar me 33 vota kundrejt  Aleksey Kondratyev me prejardhje ruse që mori 6 vota. Kandidimi i Aleksey Kondratyev, kishte ngjallur reagime të shumta.

Peter Beyer fiton votat për raportues të Kosovës në KE, mposht kandidatin rus
Lexo po ashtu Peter Beyer fiton votat për raportues të Kosovës në KE, mposht kandidatin rus

Instituti i Prishtinës për Studime Politike-PIPS gjatë ditës së djeshme kathënë se mbi 40 organizata të shoqërisë civile kosovare kanë përkrahur letrën e dërguar Këshillit të Evropës, Asamblesë Parlamentare dhe Komitetit për Çështje Politike, duke i bërë thirrje për të parandaluar përzgjedhjen e delegatit rus të Asamblesë Parlamentare, Alexey Kondratyev në pozitën e raportuesit për Kosovën./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat

Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat "Zajednicën", për Këshillin e Evropës...

Lajme
Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Siguri
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori