Partia Demokratike e Kosovës vlerëson se Kosova po çalon në tërheqjen e investimeve të huaja dhe vendore dhe për këtë përgjegjëse e sheh Qeverinë Kurti, për të cilën thotë se ka qasje të egër ndaj sektorit privat. E përballë kësaj situate, në PDK thonë se është i domosdoshëm miratimi i Ligjit për Investime Strategjike.
Koordinatori i Financave në PDK, Arben Mustafa adreson kritika karshi ekzekutivit edhe për qasjen që sipas tij, ekzekutivi iu ka bërë të interesuarve për të fituar statusin e investitorit strategjik. Sipas tij, qasja joserioze e qeverisë ndikon që të mos ketë investime të huaja në vend.
Ai shton se Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti ka dështuar t’i mbajë premtimet karshi sektorit privat. Derisa thekson se ajo duhet t’i kthehet komunikimit me këtë sektor, ai thotë se zgjidhjet e njëanshme e që formulohen brenda zyrave të qeverisë pa komunikim me sektorin privat nuk mund të jenë të suksesshme.
Se Kosova ka nevojë për rritje të kapaciteteve për investime të huaja, Mustafa thotë se e e dëshmon fakti se në kuadër të tyre dominojnë investimet në patundshmëri që vijnë nga diaspora.
“Faktikisht, kjo qeveri me atë çfarë ka shpërfaqur, që nga ardhja në pushtet e kemi një situatë ku sektori privat nuk duket se është ndër prioritetet kryesore të kësaj qeverie. Rreth 70 për qind e investimeve të huaja direkte që vijnë në Kosovë, janë investime në patundshmëri dhe nuk kemi ndonjë rrjedh të rëndësishme te investimeve të huaja në sektorët prodhues, të cilët mund të jenë më të rëndësishëm për të gjeneruar vende pune dhe zhvillim ekonomik. Kjo qeveri e ka lënë vendin pa një Ligj për Investime Strategjike dhe ajo që është shumë shqetësuese është trajtimi që i ka bërë të interesuarve për të fituar statusin e investitorit strategjik”, thotë Mustafa.
Derisa flet për rëndësinë e miratimit të Ligjin e Investimeve Strategjike, ai kritikon Qeverinë Kurti për siç thotë se ka qasje të egër ndaj sektorit privat.
“Kështu është e domosdoshme që të lëvizet sa më shpejt me një ligj të ri. Kjo qeveri që nga ardhja në pushet më tepër ka folur për mundësinë e një lufte, konflikti sesa ka folur për Kosovën, si një vend me stabilitet dhe një vend të qëndrueshëm dhe të sigurt për investime. Pjesa e infrastrukturës është shumë e rëndësishme për investitorët e huaj, ajo çfarë po shohim tani është një degradim i infrastrukturës qoftë asaj rrugore, të furnizimit me energji elektrike dhe në këtë mënyrë nuk po flasim për përmirësim të kushteve të biznesit. Për më tepër diskursi i kësaj qeverie ndaj sektorit privat është i egër. Nëse e shohim se çfarë diskursi ka ndjekur kjo qeveri gjatë vitit të kaluar shohim se më tepër ka folur për masa të kontrollit të çmimeve, për masat të cilat e kufizojnë aktivitetin në sektorin privat, sesa që është marrë me krijimin e kushteve më të mira për zhvillimin e sektorit privat. Kosova po çalon në ngritjen e kapaciteteve të vendit për të tërheq më shumë investime të huaja dhe vendore”, thotë Mustafa.
Ai pohon se Qeveria Kurti ka një mungesë të madhe mirëbesimi ndaj sektorit privat dhe kjo ka krijuar një pasiguri të madhe te bizneset.
“Kjo qeveri e ka shkëputur komunikimin me sektorin privat, qasja e kësaj qeverie është anti sektorit privat. Kjo qeveri mundohet t’i ofrojë disa zgjidhje në mënyrë të pavarur për sektorin privat, sikur ato masat të cilat është evidente se janë dështuar plotësisht për rritjen e pagave të sektorit privat duke ofruar subvencionimin e pagave për ato ndërmarrje private të cilat i rrisin pagat, por subvencionimi ishte vetëm për disa muaj, do të thotë janë masa të cilat janë të formuluara brenda zyrave të qeverisë pa komunikim me sektorin privat dhe si të tilla kanë dështuar. Elementi kyç, parësor është që kjo qeveri t’i kthehet komunikimit me sektorin privat, ndryshe zgjidhjet e njëanshme, zgjidhjet që formulohen brenda zyrave të qeverisë pa komunikim me sektorin privat nuk mund të jenë të suksesshme dhe ashtu kanë rezultuar. Pra, kjo qeveri ka një mungesë të madhe mirëbesimi ndaj sektorit privat dhe kjo ka krijuar një pasiguri të madhe tek bizneset”, pohon ai.
Mustafa potencon se Qeveria duke u marrë me tema për dialogun, ka harruar që kishe prioritet zhvillimin ekonomik e mirëqenien e vendit.
“Faktikisht kjo qeveri ka ardhur në pushtet duke premtuar që dialogu nuk do të jetë prioritet por do të jenë prioritet problemet e përditshme të qytetarit dhe ajo që kemi parë gjatë gjithë kësaj periudhe, kemi parë që prioriteti kryesor dhe i vetëm i kësaj qeverie ka qenë dialogu. Sa herë që ngritën tema të rëndësishme për problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët, kjo qeveri ngrit tema të reja të cilat kanë të bëjnë ose me veriun ose me dialogun dhe duke u fokusuar në këto tema e shpërqendron debatin apo diskutimin nga temat të cilat ju interesojnë qytetarëve. Hulumtimet e bëra tregojnë se qytetarët janë të interesuar për problemet e përditshme dhe sidomos për problemet që i kanë me koston e ngritur të jetesës, ndërkaq ajo që dëgjojmë është dialogu dhe kemi harruar kur kemi dëgjuar kryeministrin apo ministrin e financave duke diskutuar për një zgjidhje të mundshme për ekonominë apo duke takuar qytetarët. Pra, kjo qeveri merret me dialog, ndërsa temat tjera që i interesojnë më së shumti qytetarit janë të dorës së dyte e të tretë”, konsideron ai.
Në PDK nuk janë optimist as sa i përket Fondit Sovran, pasi që konsiderojnë se i njëjti nuk do të ketë ndonjë efekt në ekonominë e vendit.
Sipas Mustafës, bordet e ndërmarrjeve publike, edhe te agjencive tjera të pavarura po popullohen me njerëz puro partiak.
“Aktualisht këtë qeveri nuk ka asgjë që e ndalon për t’i këndellë ndërmarrjet publike të cilat po mendon t’i bëjë pjesë e Fondit Sovran. Fondi Sovran është vetëm edhe një shtrese shtesë e burokracisë, e cila do t’i kushtojë shtetit, por e cila do t’i akomodoje disa zyrtarë politik, partiak të cilët do të përfitojnë pozita brenda këtij fondi dhe do të paguhen fillimisht të paktën me paratë publike. Qeveria e Kosovës e ka gjithë të drejtën dhe mundësinë për të emërojë njerëz adekuat në bordet e ndërmarrjeve publike dhe të fillojë rikuperimin e tyre ashtu siç e ka premtuar. Ajo që po ndodhe, bordet e ndërmarrjeve publike, edhe te agjencive tjera të pavarura po popullohen me njerëz puro partiak, me njerëz të LVV-së dhe në këtë mënyrë LVV është duke i mbipopulluar me njerëz politik këto borde dhe nuk ka si të jetë ndryshe edhe me Fondin Sovran. Ajo që ofron ky fond nuk ka asgjë tjetër nga ajo që kemi aktualisht”, thotë mes tjerash Mustafa.
Ai u shpreh se aktualisht parashikimet për rritje ekonomike edhe për vitin 2023 janë diku mbi 3 për qind por që sipas tij, është më pak se mesatarja e rritjes ekonomike në 10 vitet e fundit. Mustafa thotë se me këtë ritëm të zhvillimit ekonomia e Kosovës nuk pritet të ketë një ndryshim të shpejtë të kushteve të jetesës.
Mustafa thotë se nga ajo që po shihet flitet për keqpërdorime të mëdha financiare në Korporatën e Energjisë të Kosovës, për një dukuri e cila në të kaluarën nga vet LVV është quajtur si dukuri kriminale, pra sipas tij, flitet për tenderë njëburimor të cilët më parë janë kualifikuar si dukuri kriminale korruptive. Sipas tij, të gjithë tenderët janë bazuar në qasjen njëburimore dhe se nuk ka pasur procese të hapura të prokurimit e tenderët janë negociuar në tavolinë.
Ai shprehet skeptik sa i përket rritjes në gjenerimin e energjisë elektrike, derisa shton se energjia e ripërtërishme është e domosdoshme për Kosovën për shkak se problemi me energjinë elektrike vazhdon të jetë një ndër problemet kryesore me të cilat po ballafaqohet ekonomia e vendit. /KP/
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Problemi me 2 euro false, qytetarët dhe bizneset gjejnë metoda për identifikimin e tyre

Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Konkurset e hapura në Telegrafi Jobs - një platformë e dedikuar për të gjetur karrierën tuaj të ardhshme

Një hapësirë për jetesë të rehatshme - Kompleksi Linda dhe standarde të larta

Studentët nga Kosova tani mund të pajisen me diplomë Amerikane dhe të punojnë për kompanitë në SHBA

EEEXPLORE Kosova – Eksploro, përfshiju, fuqizo

Zgjidhni lokalin e përshtatshëm për biznesin tuaj – 10 lokale me qera në lagjen Arbëria ID-249

Shpallni pronën tuaj – shisni ose jepni me qira pronat tuaja nëpërmjet Telegrafi Real Estate

Shitet objekti afarist – mundësi e rrallë për biznesin tuaj me vendndodhjen perfekte në lagjen Kalabria ID-248

Banesa në shitje – ideale për familjet e vogla ID-247

Banesa me sipërfaqe 84m2 në qendër të Prishtinës është në shitje ID-133

Transformo vizionin tënd në konventën internacionale “Suksesi është qëllimi yt”

Bëhu pjesë e konferencës AllWeb 2023 – shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals!

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur
Më të lexuarat

Bellingham dhe Real Madridi në mes të një udhëkryqi - anglezi mund ta humbë sezonin dhe Euro 2024

Vrasja e të dyshuarit për grabitjen në Suharekë, a reagoi sipas protokollit Policia e Kosovës?

Shtetasit suedezë i morën me qera veturat Porsche dhe BMW në Aeroportin "Adem Jashari", dhe nuk i kthyen më

Hovenier: Unë fle rehat duke e ditur që NATO dhe ushtarët amerikanë janë në veri të Kosovës

Gruaja që u vra nga grabitësit në Prishtinë ishte shtetase e Suedisë, lajmi bën jehonë edhe në mediat atje

Lumbardhi dhe Alby gjithnjë e më të afërt, prekje e ledhatime në një çast intim mes tyre në dhomën e gjumit