LAJMI I FUNDIT:

Shala: Menaxhmenti i KEK-ut me mbështetjen e Ministrisë së Ekonomisë shfrytëzoi krizën për të treguar energji

Shala: Menaxhmenti i KEK-ut me mbështetjen e Ministrisë së Ekonomisë shfrytëzoi krizën për të treguar energji

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala ka thënë se menaxhmenti i Korporatës Energjetike (KEK) me mbështetjen e Ministrisë së Ekonomisë ka shfrytëzuar krizën energjetike për të tregtuar energji me kompanitë vendore dhe rajonale.

Shala gjatë seancës parlamentare të Kuvendit të Kosovës, ku po diskutohet për arrestimin e kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi, thekson se ka ulje të kapaciteteve energjetike në vend.


“Fatkeqësisht sot jemi të shtyrë për një aferë korruptive në KEK. Kemi ngritur shqetësimet tona me fakte dhe argumente për politizimin e ndërmarrjes KEK. Të gjitha këto i kemi bërë me qëllim që të mbështesim daljen nga kriza energjetike”, tha Shala.

“Menaxhmenti i KEK-ut me mbështetje të plotë të Ministrisë së Ekonomisë, Bordi i KEK-ut shfrytëzoi krizën energjetike për lojëra dhe tregtim të energjisë me kompani tregtare si brenda dhe jashtë vendit. Duke shpallur tendera me miliona euro një burimor dhe duke vonuar remontet e blloqeve deri në 40 mijë orë, si rezultat B2 ulë kapacitetin”, shtoi ai.

Sipas tij, blloku A5 është jashtë funksionit që nga gushti 2022 me një humbje ditore prej 140MWh.

“Menaxhmenti në mënyrë sistematike mbulohej nga ME-ja ka shpallur shtatë herë gjendjen emergjente me të njëjtin rezultat”, theksoi Shala.

“Termocentralet kanë mbetur pa mbështetje të mirëmbajtjes. Blloku A5 nuk është rinovuar në kohë, duke lënë që të operoj jashtë kritereve teknike deri në daljen e tij jashtë funksionit. Sot, A5 që nga gushti 2022 është jashtë pune me humbje ditore prej 140MWh”, përfundoi ai.

Seanca e jashtëzakonshme është thirrur nga PDK. /Telegrafi/