LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Nagip Krasniqi me të drejtë ndodhet në paraburgim – për pesë muaj lidhi 30 kontrata njëburimore në vlerë 72 milionë euro

Tahiri: Nagip Krasniqi me të drejtë ndodhet në paraburgim – për pesë muaj lidhi 30 kontrata njëburimore në vlerë 72 milionë euro

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit ku po flitet për arrestimin e kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi, ka deklaruar se ai ishte personi kyç në LVV.

Tahiri ka thënë se Ngaip Krasniqi nga LVV ishte vendosur drejtor i KEK-ut, që i bie me qenë shef edhe i vet ministres Artane Rizvanolli.


“Për pesë muaj KEK ka nënshkruar në vlerë të 72 milionë eurove 30 kontrata njëburimore. Besoj me plot të drejtë është në paraburgim dhe Mimoza normal që e ka shqetësim të madh sepse e njëjta po ashtu ka mujt me qenë në kaluarën sepse është ndjek politik nga ish-drejtori i bordit që në atë kohë ka qenë si ekspert në Prokurorinë Speciale, e ka shqetësim kur e sheh këtë njeri në krye të bordit të KEK-ut”, tha Tahiri.

Rasti i drejtorit të pezulluar të KEK-ut, Kusari-Lila ironizon me deputetët e opozitës: Bëjeni edhe një mocion, që ta sillni me duar të lidhura në Kuvend
Lexo po ashtu Rasti i drejtorit të pezulluar të KEK-ut, Kusari-Lila ironizon me deputetët e opozitës: Bëjeni edhe një mocion, që ta sillni me duar të lidhura në Kuvend

Ai shtoi se nëse i shohim këto kontrata e sheh abuzimin e madh të cilin e ka kryer drejtori i KEK-ut Nagip Krasniqi.

“Me bë kontratë njëburimore në vlerë 1 milion e 730 mijë euro për furnizim me shirit transportues ku e ofrojnë 30 kompani një gjë të tillë, kjo nuk do koment kjo është veç një kontratë në të cilën vjedhjet. Pastaj me lidh kontratë prej 55 milionë eurove për modernizim të turbinave B1 dhe B2 me një kompani ku së paku pesë kompani në Evropë e ofrojnë një gjë të tillë, kjo s’do koment”, tha Tahiri.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së ka thënë se dëmi që ka shkaktuar në pesë muajt e fundit me këto kontrata është 72 milionë euro. /Telegrafi/