LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Nga sot vendi është në zgjedhje

Mustafa: Nga sot vendi është në zgjedhje

Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, pasi e ka quajtur të padrejtë ftesën e Gjykatës Speciale për kryeministrin Ramush Haradinaj, ka deklaruar se nga dita e sotme vendi është në zgjedhje.

Mustafa këtë deklaratë e bëri pas mbledhjes që pati kryesia e LDK-së në mbrëmjen e sotme.


“Ne nuk pranojmë asnjë mënyrë tjetër. Nga disa e sotme vendi është në zgjedhje. Ne kemi pritur që ta rrëzojmë vet këtë qeveri, pasi koalicioni është sjell në mënyrë të papërgjegjshme ndaj nevojave të vendit”, tha ai.

Të gjitha lajmet nga Ramush Haradinaj
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Ramush Haradinaj

I pyetur për mundësinë e formimit të një qeverie teknike, Mustafa ka thënë se asnjë qeveri s’e shohin si mundësi, veç qeverisë që del nga zgjedhjet dhe e ka quajtur një akt të ulët dhe fyerje për LDK-në kërkesën për formimin e qeverisë teknike.

“Kur të hymë në zgjedhje do të vendosim edhe në lidhje me koalicionet, i kemi orientimet tona dhe do të sillemi në kuadër të atyre orientimeve”, tha Mustafa në lidhje formimin e koalicioneve të mundshme parazgjedhore./kp/Telegrafi/