LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Ditë e madhe për familjen Jashari

Mustafa: Ditë e madhe për familjen Jashari

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa pas homazheve në Kompleksin Memorial në Prekaz, ka deklaruar se sot është një ditë e madhe për të gjithë ata që kanë sakrifikuar dhe flijuar për lirinë e këtij vendit, veçanërisht për familjen Jashari.

Ai ishte i shoqëruar nga ministri i Financave Abdullah Hoti, pastaj nga Ferat Shala dhe Bajram Gecaj.


“Sot kemi një ditë të madhe të shënimit të 9 vjetorit të Pavarësisë, në të cilën kujtojmë të gjithë ata që u flijuan për shtetin e Kosovës, u flijuan për lirinë, para së gjithash Familjen Jashari, të cilës sot i bëjmë nderime, një familje e cila u sakrifikua për shtetin e Kosovës dhe atë që po e gëzojmë, për vënien e themelit të këtij shteti. Ne gjithherë do të kemi parasysh luftëtarët e lirisë, do të kemi parasysh të gjithë ata që e shterën mendjen e tyre dhe dhanë jetën e tyre për shtetin e Kosovës në mënyrë që vlerat të cilat do t’i ndërtojmë tani dhe në të ardhmen, të jenë vlera që ata i kultivuan në Kosovë dhe do t’i kultivojmë në të ardhmen me gjenerata të reja”, tha kryeministri Mustafa. /Telegrafi/