LAJMI I FUNDIT:

Mustafa me delegacionin britanik diskutojnë për situatën aktuale në Kosovë

Mustafa me delegacionin britanik diskutojnë për situatën aktuale në Kosovë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka mirëpritur sot në një takim delegacionin e FCO të Britanisë së Bashkuar të përbërë nga Shefi i Departamentit për Ballkanin Perëndimor, Andrew Page dhe Susan Laffey, Zyrtare e Lartë e Sektorit të Analizës si dhe Ambasadori O’Connell.

Në njoftimin e bërë për media nga LDK bëhet e ditur se, gjatë takimit është diskutuar për situatën aktuale në vend, dialogun Kosovë-Serbi, zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, zgjedhjet e brendshme të LDK-së dhe programin zhvillimor të LDK-së në qeverinë e ardhshme në fushat e ekonomisë, arsimit, shëndetësisë, etj.

Kryetari Mustafa ka falënderuar delegacionin britanik për kontributin dhe përkrahjen e Britanisë së Bashkuar dhe ambasadës së saj në Kosovë gjatë të gjitha proceseve shtetformuese në Kosovë këto tri dekadat e fundit.

Të pranishëm në takim ishin edhe nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, sekretari i përgjithshëm, Ismet Beqiri, anëtarja e Kryesisë Vlora Dumoshi dhe zëdhënësi Besian Mustafa./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori