LAJMI I FUNDIT:

Musliu: Nëse evidentohet se shefi i AKI-së ka bërë ndërhyrje në rastin e djalit do ta thërrasim në përgjegjësi

Musliu: Nëse evidentohet se shefi i AKI-së ka bërë ndërhyrje në rastin e djalit do ta thërrasim në përgjegjësi

Anëtarët e Komisionit për Mbikëqyrje të AKI-së kërkojnë nga Policia e Kosovës detaje në lidhje me rastin e djalit të shefit të AKI-së, Shpend Maxhuni i cili u raportua se është kapur me armë dhe drogë më 12 tetor në Prishtinë.

Kryetarja e këtij komisioni, Ganimete Musliu tha pas mbledhjes se pasi t’i kenë informatat e detajuara nga Policia do të dalin me një qëndrim.


Kallëzim penal ndaj djalit të Shpend Maxhunit, kapet me drogë e armë
Lexo po ashtu Kallëzim penal ndaj djalit të Shpend Maxhunit, kapet me drogë e armë

“Nëse vërtetohet se drejtori i AKI-së ka ndikim në çështje konform ligjit do të ndërmarrim masa. Nga policia do kërkojmë që sa më shpejt të na kthejnë përgjigje. Kemi të bëjmë me djalin e drejtorit dhe jo drejtorit dhe si të tillë neve nuk na duhet që problemet familjare që t’i fusim në institucione. I ftoj sistemin e drejtësisë që të ketë zero tolerancë dhe pavarësisht djali i kujt është të ndiqet penalisht. Kërkoj që t’i qasen profesionalisht dhe zyrtarisht dhe t’i japim një kahe të drejtë kësaj çështje… Ne mund të spekulojmë dhe gjithçka nuk më intereson familja e askujt nëse evidentohet që Shpend Maxhuni ka bërë ose ka tentuar të bëjë ndërhyrje në deklarata do e thërrasim me përgjegjësi para komisionit”, tha Musliu.

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori