LAJMI I FUNDIT:

Musk i lutet 19-vjeçarit të mos ia ndjekë aeroplanin privat në Twitter – djaloshi i vendos kushte miliarderit për të hequr dorë

Musk i lutet 19-vjeçarit të mos ia ndjekë aeroplanin privat në Twitter – djaloshi i vendos kushte miliarderit për të hequr dorë

Në një llogari të Twitterit i njohur me emrin Elon Musk’s Jet, e drejtuar nga 19-vjeçari Jack Sweeney, mund të shihni lëvizjen e aeroplanit privat të Muskut, duke përdorur robotë që monitorojnë të dhënat e disponueshme të trafikut ajror.

Sweeney ka publikuar një pjesë të bisedës me miliarderin, i cili e ka kontaktuar në vjeshtën e vitit të kaluar, me një kërkesë për të mbyllur llogarinë.


“A mund ta çaktivizoni këtë? Është një rrezik sigurie”, pyeti Musk.

“Po mundem, por do t’ju kushtojë sa Modeli 3”, u përgjigj 19-vjeçari, raporton nypost.

Musk i tha se nuk i pëlqente të merrej me “të çmendur”, por në fund i ofroi gjithsesi 5000 dollarë.

“A ka një shans që të rritet në 50 mijë dollarë? Kjo do të më ndihmonte në kolegj dhe ndoshta do të më lejonte të blija një veturë, ndoshta edhe një Model 3”, pyeti Sweeney.

Musk i tha atij se do ta rishikonte, por që atëherë nuk i është përgjigjur djaloshit. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Konsumoi cigare, nuk u ushqye shëndetshëm dhe në moshën 110-vjeçare nuk vuan nga ndonjë sëmundje – njihuni me burrin nga New Jersey

Konsumoi cigare, nuk u ushqye shëndetshëm dhe në moshën 110-vjeçare nuk vuan nga ndonjë sëmundje – njihuni me burrin nga New Jersey

Interesante
Aligatori bllokon rrotat e aeroplanit të Forcave Ajrore të Floridas

Aligatori bllokon rrotat e aeroplanit të Forcave Ajrore të Floridas

Interesante
Birrë dhe udhëtime me taksi falas për të joshur qytetarët të votojnë në qytetin indian

Birrë dhe udhëtime me taksi falas për të joshur qytetarët të votojnë në qytetin indian

Interesante
Historia e konkurrentit të 'shfaqjes më mizore në botë' – e kuptoi se teksa po jetonte i zhveshur, po ndiqej nga miliona njerëz

Historia e konkurrentit të 'shfaqjes më mizore në botë' – e kuptoi se teksa po jetonte i zhveshur, po ndiqej nga miliona njerëz

Interesante
Intervistoi 90 persona për 55 orë - gruaja nga Nigeria shënon rekord botëror

Intervistoi 90 persona për 55 orë - gruaja nga Nigeria shënon rekord botëror

Interesante
Plani

Plani

Kalo në kategori