LAJMI I FUNDIT:

Mushkolaj: Me zhvillimet e reja, Milaim Zeka moralisht nuk do të duhej të përfshihej në lista zgjedhore

Mushkolaj: Me zhvillimet e reja, Milaim Zeka moralisht nuk do të duhej të përfshihej në lista zgjedhore

Në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini është debatuar për listat zgjedhore që pritet të propozojnë subjektet politike.

Analisti Imer Mushkolaj ka thënë se është shumë shqetësuese që hapësira për garimin e kandidatëve të pavarur është ngushtuar dhe tashmë sipas tij është pothuajse e pamundur të fitojë ndonjë kandidatë i pavarur me kodin aktual zgjedhor.


Ai ka thënë se imponimi i kuotava gjinore ka ndikuar te partitë që t’u japin më shumë hapësirë grave pasi sipas tij në të kundërtën vështirë se politika jonë do t’u jepte hapësirë femrave.

Mushkolaj ka thënë se partitë nuk do të duhej të kishin njerëz që kanë probleme me ligjin.

“Partitë gjithmonë kanë thënë se nuk do të përfshijnë njerëz me aktakuza apo që kanë probleme me ligjin por në momentin e publikimit të listave ka ndodhur tjetër gjë”.

Analisti ka thënë se zhvillimet e fundit me Milaim Zekën dhe Shkumbin Demalijajn sjellin një situatë të re pasi moralisht këta dy nuk do të duhej të përfshiheshin në lista zgjedhore.

Aktakuzë ndaj Milaim Zekës e Shkumbin Demaliajt, akuzohen për kanosjen e prokurorëve
Lexo po ashtu Aktakuzë ndaj Milaim Zekës e Shkumbin Demaliajt, akuzohen për kanosjen e prokurorëve

Kujtojmë ish-deputetët e Kuvendit të Kosovës, Shkumbin Demalijaj dhe Milaim Zeka, do të përballen edhe me një tjetër proces gjyqësor, pasi ndaj tyre janë ngritur aktakuza të reja./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori