0Shares

Dy skuadrat e mëdha të Turqisë, Galtasaray dhe Fenerbahçe, nuk janë të vetmet që janë të interesuara për ta transferuar sulmuesin kosovar Vedat Muriqi.

Në garë për shërbimet e Muriqit 21-vjeçar janë futur edhe skuadrat e njohura, ajo holandeze PSV dhe ajo angleze, Fulham. Kështu kanë raportuar të dielën mediumet në Turqi, përcjell sot Koha Ditore.

"Klubi i famshëm PSV Eindhoven edhe zyrtarisht ka nisur një letër në adresë të klubit Giresunspor për sulmuesin Vedat Muriqi. Skautët e PSV-së i kanë përcjellë të gjitha ndeshjet e Muriqit dhe janë duke përgatitur një ofertë për ta transferuar Muriqin. PSV do të ketë në garë edhe Fulhamin që gjithashtu kërkon sulmuesin e talentuar. Interesim kanë shfaqur më herët edhe Galatasaray e Fenerbahçe", shkruan "millyet.com.tr".

Ish-sulmuesi i U-21 të Kosovës dhe Shqipërisë me skuadrën e Kategorisë së dytë të Turqisë ka kontratë deri në verën e vitit 2017. Giresunsporit iu bashkua nga skuadra e Teutës së Durrësit.

Më herët karrierë sulmuesi nga Prizreni ka bërë edhe te skuadra e vendlindjes, Liria si dhe te Besa e Kavajës. Këtë edicion me fanellën e ekipit turk ka shënuar nëntë gola dhe ka kontribuar me një asistim në 17 paraqitje.

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)