Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere me shumicë votash miratoi sot në parim rishikimin e Buxhetit për vitin 2022 në 2.9 miliardë euro dhe Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore. Lidhur me kundërshtimin e Qeverisë për tërheqjen e mjeteve nga Trusti, ministri Hekuran Murati tha se kjo shkakton precedent të rrezikshëm dhe rritje edhe më të larta të çmimeve.
Sa i përket rishikimit të buxhetit, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka thënë se për shkak të ngritjes së çmimeve të ndikuara nga invazioni rus në Ukrainë, Qeveria ka miratuar Projektligjin për rishikimin e buxhetit 2022 për një periudhë të jashtëzakonshme.
Gjatë shqyrtimit të këtij projektligji, ministri Murati theksoi se një rishikim pas katër muajve mundëson të plotësohen nevojat në këtë kohë krize për familjet në nevojë.
“Me krizën globale edhe të rritjes së çmimeve dhe inflacionit, përfshirë këtu çmimin e energjisë elektrike për pjesën e importuar, si dhe koston e produkteve bazë, e kemi paraparë si të nevojshme që të bëjmë një rishikim, në një periudhë të jashtëzakonshme, në katër mujorin e parë, ashtu që të mund të adresojmë nevojat që parashihen dhe paraqet situata. Në këtë rast kemi një rishikim që është bërë vetëm në Ministri të Financave, dhe nuk prek ndonjë organizatë tjetër buxhetore. Dhe rishikimi para sheh një shtim prej 150.5 milionë euro nën kategorinë subvencione dhe transfere në Programin e Ringjalljes Ekonomike”, tha ai.
Deputeti Avdullah Hoti nga LDK-ja tha se ky projektligji nuk i plotëson kriteret e Ligjit për menaxhimin e financave publike dhe kështu sipas tij, rrezikon të bie ndesh me Kushtetutën.
“Mendoj se bën gabim ky komision nëse e procedon në seancë këtë projektligj dhe bën gabim edhe Kuvendi nëse miraton një ligj për ndarjet buxhetore në kundërshtim me Ligjin për menaxhimin e financave publike, sepse hapet dera për kë do që ta kundërshtojë në Gjykatën Kushtetuese”, deklaroi Hoti.
Duke iu përgjigjur nënkryetarit të Komisionit Mërgim Lushtaku sa i përket kundërshtimit të Qeverisë për tërheqjen e mjeteve nga Trusti, ministri Murati tha se kjo shkakton precedent të rrezikshëm dhe rritje edhe më të larta të çmimeve.
“Kjo shkakton precedent të rrezikshëm. Këtë e kemi thënë edhe para dy vjetësh dhe pastaj krijohet shprehia që çdo vit të ketë edhe një tërheqje derisa në fund përfundojmë me një fond që nuk ka ndonjë shumë substanciale. Çështja e dytë është se nuk është që ndihmon shumë prej familjeve që janë në nevojë, sepse ato familje nuk është që punojnë në sektorë të formatizuar apo ndoshta kanë kursime të mjaftueshme, marrë parasysh se të ardhurat e tyre janë të ulëta. Pra një familje që ka mundur me mbërri një pagë diku 300-400 euro, kursimet tyre nuk janë që ua zgjidh problemin… Në anën tjetër kemi edhe një problem tjetër, kemi presione të inflacionit”, tha ai.
Sa i përket pagës minimale, nënkryetari i këtij Komisioni Mërgim Lushtaku tha se ky projektligj është në kundërshtim të plotë me Ligjin për Këshillin Ekonomik Social.
Deputeti nga PDK-ja, Lushtaku tha se në këtë pagë nuk janë përfshirë tri kategori të rëndësishme të shoqërisë, të verbrit, personat paraplegjikë, dhe veteranët e luftës.
“Është fjala për të verbrit, për personat paraplegjikë dhe veteranët e luftës. Kjo qeveri po shihet qartë se nuk e sheh, se duhet t’i mbështesë këto kategori. Sigurisht që 250 euro nuk janë pak, por nuk janë të mjaftueshme për krizën që kemi tash”, theksoi Lushtaku.
Për këtë ministri i Financave, Murati tha se këto kategori do të qëndrojnë të pa ndryshuara në paga.
Gjatë arsyetimit të këtij projektligji, Murati tha se ideja e rritjes pagës minimale në 264 euro bruto është që të sigurohet një minimum i pagës dhe të rritet punësimi për të rinjtë.
“Këto kategori do të qëndrojnë të pandryshuara, qeveria po i paguan dhe do të vazhdon t’i paguajë aq sa keni vendosur edhe ju në të kaluarën. Pra nuk ulen këto, përkundrazi këtu vetëm hiqen pasiguritë juridike qoftë për veteranët, qoftë për parapalegjikët dhe të verbrit. Po ashtu, te veteranët neni 18 që parasheh ndërlidhjen e pagesës së veteranëve me pagën minimale është fshirë në vitin 2017”, u shpreh Murati.
Edhe deputeti Avdullah Hoti nga LDK-ja pati kritika se ky projektligj është bërë në mënyrë të anshme dhe pa dakordim me Këshillin Ekonomik Social.
Projektligji në fjalë sipas tij ul tatimin në paga në vetëm 6.8 euro në muaj, si për ata që e kanë pagën 300 euro, ashtu edhe për ata që e kanë pagën 1.000 euro.
“Në atë qeveri (Qeveria Mustafa), ka filluar për herë të parë pas luftës, pas 16 vjetësh, të paguhen veteranët e luftës. Pra, jo më herët. Tash më thuaj mua si të merresh seriozisht ministër, kur ti ma prezanton politikë fiskale uljen e barrës tatimore për 6.3 euro që dikush 250 euro e ka rrogën, qe 7 po ta bëj, a po ke qejf. Kjo formë kështu e qet, 6.3, por qe edhe 7 euro. Çfarë politike fiskale është kjo? Ku të çon kjo politikë fiskale përveç në varfëri, nuk të çon askund”, tha Hoti.
Në votimin e këtyre projektligjeve nuk kanë marrë pjesë deputetët e opozitës. Komisioni po ashtu ka miratuar edhe raportin me amendamente të Komisionit Funksional për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, për Projektligjin për Policinë Ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
40% subvencion nga qeveria për çdo qytetar që kursen rrymë

Inovacion në dizajnin e dritareve - sistemi modular 'Elegant' nga Deceuninck

Korporatë Rugove nënshkruan marrëveshje ekskluzive me ujin mineral Kllokoti

Aventura e shtatorit në HyperActive, muaj me shumë dhurata e surpriza

Qeveria mban mbledhje elektronike, merr tri vendime

Blej iPhone 15 Pro për vetëm 116.62€ në muaj

Shitet banesa e përshtatshme për familje të vogla, 93.72m² në Prishtinë – mundësitë e pagesës të përshtatshme për gjithsecilin ID-235

Lokacioni ideal, ajri i pastër dhe shtëpia e ëndrrave tuaja – kjo ofertë është e duhura për ty! ID-234

Banesa me 57.83m² në Prishtinë është vënë në shitje – pamje mahnitëse dhe opsione të lira pagese! ID-233

SUPER ZBRITJE në tokën me 67.8 ARI me qera në Trudë të Prishtinës – mund të ndahet në tri parcela ID-187

Penthouse luksoz me pamje të mrekullueshme – gjeni vendbanimin e ëndrrave tuaja! ID-232

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur

Shfrytëzo ofertën – blej me zbritje maicën në Telegrafi Deals

Syze Hugo Boss ekskluzivisht me zbritje në Telegrafi Deals
Më të lexuarat

Gashi: Në bazë të ligjeve të Kosovës, të arrestuarit për sulmin në veri mund të dënohen me burgim të përjetshëm

Avokati serb: Numri i serbëve të vrarë në sulmin terrorist në veri mund të shkojë deri në 10, ka edhe të plagosur

Pamje me dron të ikjës së grupit terrorist serb nga Manastiri i Banjskës

Kurti jep detaje të arsenalit të armëve të sekuestruara: Serbia duhet të mbahet përgjegjëse për sponsorizimin e terrorizmit

Arrestime, armatim i sekuestruar e reagime ndërkombëtare - e tëra që ndodhi përgjatë ditës së hënë

Avokatët zbardhin dëshmitë e serbëve të arrestuar për sulmin terrorist