LAJMI I FUNDIT:

Munishi largohet nga Vëllaznimi, tregon arsyen e largimit

Munishi largohet nga Vëllaznimi, tregon arsyen e largimit

Trajneri karizmaik kosovar, Ismet Munishi, ka vendosur që të largohet sot nga skuadra e Vëllaznimit.

Munishi ka rrëfyer arsyet e largimit duke thënë se nuk po largohet për shkak të krizës financiare.


Vëllaznimi në këtë edicion është përballur me krizë të madhe financiare derisa futbollistët nuk kanë marrë paga tash e dy muaj.

“Nuk po largohem për shkak të krizës financiare, por për shkak të pasojave që ka lënë kriza financiare. Më vjen shumë keq dhe jam i zhgënjyer që nuk kam arritur tua përmirësoje karakterin disa futbollistëve që deri pardje kanë qenë korrekt”.

“Nuk i pranojë vendimet e lojtarëve edhe nëse kanë të drejt. Çfarë gabimi kanë bërë ata sot, do ta shohim në vazhdim. Më erdhi shumë keq që lojtarët fantastik po bien në ndikimin e lojtarëve që kontributin e tyre sivjet, e kishin shumë të vogël. Më vjen keq  të them, por jam i zhgënjyer me disa lojtarë”, ka thënë Ismet Munishi për GazetaOlle.com.

Pamje nga njëra e tribunë e stadiumit në Gjakovë

Tutje, trajneri i suksesshëm kosovar tha se disa lojtarë vetëm sa e kanë shfrytëzuar Vëllaznimin.

“Kam menduar që Vëllaznimin e duan më tepër, por jo. Vëllaznimin e kanë shfrytëzuar maksimalisht për fushata politike. Shumë gjenerata të lojtarëve kanë vuajtur pa kushte për vite më radhë në Gjakovë. Vëllaznimin nuk e solla unë, ai është i juaji. Hapni sytë mirë sepse prapë mund të bjerë nga liga”, përfundoi Ismet Munishi.

Trajneri i mirënjohur e mori Vëllaznimin në fillim të këtij edicioni duke e bërë një skuadër shumë kompakte me futbollistë jo shumë të njohur.

Vëllaznimi kur kanë kaluar 14-të xhiro në Vala Superligë ndodhet e teta me 21 pikë të grumbulluara, pesë më pak se lideri Llapi.

Në trend Sport

Më shumë
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1

"Ai tha se na gënjeu", Toni Kroos zbulon fjalët Carlo Ancelottit përpara El Clasicos

La Liga
Prishtina lëshon në fund fitoren nga duart, Trepça tregon karakter

Prishtina lëshon në fund fitoren nga duart, Trepça tregon karakter

Super Liga
Ultimatumi i Chelseat për Pochettinon

Ultimatumi i Chelseat për Pochettinon

Premier League
Arne Slot zyrtarisht konfirmon se dëshiron t'i bashkohet Liverpoolit

Arne Slot zyrtarisht konfirmon se dëshiron t'i bashkohet Liverpoolit

Premier League
Kalo në kategori