LAJMI I FUNDIT:

Munishi: Familja e Xhakës ka qenë në presion të madh

Munishi: Familja e Xhakës ka qenë në presion të madh
(Foto: RTV Dukagjini)

I ftuar në emisionin “Dueli Botëror”, trajneri i njohur Ismet Munishi ka treguar që familja e Granit Xhakës ka qenë në presion të madh para ndeshjes ndaj Serbisë.

“Familja e Xhakës ka qenë në presion të madh para ndeshjes ndaj Serbisë. Axha i tij më tha se ka fjetur vetëm nga dy orë në ditë. Secili le ta mendojë për vete nëse e ka djalin që duhët me u përballë me preison të madh psikik. Presion nga FIFA, presion nga Serbia. Secili e kemi ditë që ka me pasë provokime dhe jemi mundu sa më shumë mesazhe me u përmbajtë”, ka thënë trajneri (sic).


Teksa, shtoi “më besoni që ata janë të rraskapitur edhe si familje, tash kryhet krejtë kjo dhe ngrihet dikush e flet, kjo është e lodhshme”.

Njëherësh, ai e ka komentuar faktin që Federata e Futbollit të Kosovës i ka kërkuar FIFA-s të hetohet skuadra serbe.

“Reagimi i FFK-së është i qëlluar. Ne dimë me i pritë më së miri të gjitha ndeshjet që janë zhvillu në Kosovë, jemi shembull për organizim të ndeshjeve kur luan kombëtarja e Kosovës”, ka thënë Munishi (sic) për të shtuar: “Normalisht që kemi të drejtë kur të tjerët nuk i respektojnë këto rregulla, rregullat e fair-playt janë thy qysh në zhveshtore, trajneri e ka pasë një trajner tejet të ulët, e kemi pa edhe reagimin e futbollistëve se çfarë provokime i kanë bo Granitit, por ai qëndroi stoik, ai qëndroi si luan”.

Kjo është nata e 16- të e emisionit “Dueli Botëror” i cili do zgjasë deri në në finalen e madhe të Kupës së Botës.

Edhe në netët në vazhdim do të ketë të ftuar të ndryshëm nga bota e sportit dhe jo vetëm, të cilët në fokus kryesor do ta kenë diskutimin për Kampionatin Botëror.