Llapit ka kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, pas fitores 2-0 ndaj Gjilanit.

Drilon Fazliu dhe Firmino kanë shënuar në këtë ndeshje për të mposhtur Gjilanin dhe dërguar ekipin e tyre në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.

Trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi pas ndeshjes u shpreh i zhgënjyer me humbjen e sotme, por tha se skuadra e tij do të luftojë për Kupën e Kosovës.

“Me të thënë të drejtën ne e kishim kundërshtarin më të fortë të mundshëm, se ka ngec në pikë dhe kane ambicie Kupën, ka një skuadër të mirë. Jam i kënaqur me ekipin”.

“Ne kemi tentuar me i ndjekë të dy trofetë, tani nuk jemi më në Kupë, tani na mbetet vetëm kampionati dhe do te luftojmë fuqishëm për titullin kampion”, ka thënë Munishi. /Telegrafi/